Më 13 maj do të shfaqet në kinema filmi i cili trajton historinë e dashurisë se princ Herry-t dhe aktores Meghan Markle. Mirë po jo të gjitha gjërat po shkojnë sipas planit. Së fundmi disa burime bëjnë me dije se Pallati Mbretëror është i shqetësuar nga skenat erotike që përmban ky film.
Lajmi u bë me dijeni për “Vanity Fair”, sipas së cilës “mbretërorët nuk po e kapërdijnë dot këtë fakt”. Producenti i filmit Merideth Finn pati përgjigjen më të prerë të mundshme:
“Le të shqetësohen.Njerëzit bëjnë seks.”
Një copëz e vogël nga skena “skandaloze”shfaqet për pak sekonda në trailer- in e filmit.
https://www.youtube.com/watch?v=FgUB5wbFq1w
Filmi “Harry & Meghan: A Royal Romance” trajton historinë e dashurisë së princit Harry dhe Meghan Markle, një anë të saj e cila është mbajtur shumë e fshehtë nga çifti. “U munduam të ishim të vërtetë. Në disa vende përdorëm imagjinatën tonë, por sigurisht pjesa më e madhe është bazuar nga fjalët e Meghan- it, mbi atë çfarë ka thënë në intervista apo në blog- un e saj. “