Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në prag të një lufte tjetër? Kina kërcënon se do marrë Tajvanin me forcë ushtarake

2022/08/10 at 9:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të një lufte tjetër? Kina kërcënon se do marrë Tajvanin me forcë ushtarake

Kina ka përsëritur sërish kërcënimin e saj për përdorimin e forcës ushtarake për marrjen e kontrollit të Tajvanit, në kohën kur veprimet ushtarake kineze kanë ngritur tensionet mes palëve në nivelin e tyre më të lartë në vite.

Në deklaratën e Zyrës për Çështje të Tajvanit thuhet se Pekini “do të punojë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjmë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore”. “Por, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e përdorimit të forcës dhe ne e rezervojmë mundësinë e ndërmarrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme dhe nga të gjitha aktivitetet separatiste”, u tha në deklaratë.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të përgjigjemi duke përdorur forcën ose mjetet e tjera të nevojshme për të parandaluar forcat e jashtme ose veprimet radikale të elementeve separatiste. Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë perspektiva të ribashkimit paqësor dhe të shtyjmë përpara këtë proces”, u shtua në deklaratën e Zyrës kineze për Çështje të Tajvanit.

Deklarata e pasoi pothuajse një javë gjuajtje me raketa dhe inkursione në ujërat dhe hapësirën ajrore të Tajvanit nga anijet luftarake kineze dhe avionët e forcave ajrore.

Veprimet kanë ndërprerë fluturimet dhe transportin në një rajon thelbësor për zinxhirët e furnizimit global, situatë kjo që ka sjellë reagime të forta nga SHBA, Japonia dhe të tjerët.

Kina thotë se lëvizjet kërcënuese u nxitën nga një vizitë në Tajvan javën e kaluar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, por Tajvani thotë se vizita të tilla janë rutinë dhe se Kina e përdori atë thjesht si një pretekst për të rritur kërcënimet e saj.

Në një përgjigje shtesë ndaj vizitës së Pelosit, Kina tha se po ndërpret dialogun për çështjet që nisin nga siguria detare deri te ndryshimet klimatike me SHBA-në, mbështetësin kryesor ushtarak dhe politik të Tajvanit.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit paralajmëroi të martën se stërvitjet ushtarake kineze pasqyrojnë ambiciet për të kontrolluar pjesë të mëdha të Paqësorit perëndimor.

Strategjia e Pekinit do të përfshijë kontrollin e deteve të Kinës Lindore dhe Jugore nëpërmjet ngushticës së Tajvanit dhe vendosjen e një bllokadë për të parandaluar SHBA-në dhe aleatët e saj të ndihmojnë Tajvanin në rast të një sulmi, tha Joseph Wu në një konferencë shtypi në Taipei.

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Kina po monitoron një virus të ri, me origjinë nga minjtë

Kina po monitoron një virus të ri, me origjinë nga minjtë

1913/Gazeta franceze boton një foto të anëtarëve të Kongresit Shqiptar të Triestes

1913/Gazeta franceze boton një foto të anëtarëve të Kongresit Shqiptar të Triestes

Turqia dërgon anije shpimi në Mesdhe, Erdogan: Do marrim atë që na takon

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com