Në prag të derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana, i cili për herë të parë në histori do të luhet jashtë Tiranës, në Elbasan, Me qindra efektivë të policisë kanë blinduar qytetin e Elbasanit.
Forca të shumta të policisë janë vendosur rreth stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa situata paraqitet e qetë në prag derbi.
Qindra tifozë, si të Partizanit, ashtu edhe të Tiranës, me rreth 50 autobusë janë nisur drejt “Elbasan Arena”-s, për të mbështetur skuadrat e tyre.
Policia kërkon nga ana e tifozëve që të jenë të pajisur përveç biletës edhe me kartë identiteti, ndërsa do të ndalojë hyrjen në stadium të sendeve të forta, shishe, fishekzjarre dhe monedha e metale të çdo lloji.
Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të nisë në orë orën 19:00.