Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në prag pensioni, mësuesi i Gjuhë-Letërsisë rezulton i agrobiznesit

2022/01/28 at 9:13 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në prag pensioni, mësuesi i Gjuhë-Letërsisë rezulton i agrobiznesit

Prej më shumë se 30 vjetësh në arsim, mësuesi Fran Gjini ka dhënë lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në gjimnazin e Rrëshenit. Tani në prag pensioni dhe pas publikimit të listës së pagave, Frani konstaton se rezulton si mësues agrobiznesi. Në këtë moment Frani i drejtohet redaksisë së emisionit “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Meqënëse jam në prag të pensionit dhe kam edhe 2 vite për të dalë në pension, unë mora indicien nga publikimi i të dhënave për pagat dhe hyra te adresa e-Albania për të parë nëse kanë kaluar rregullisht sigurimet shoqërore që të jem i përgatitur kur të vijë data e daljes në pension. Aty figuroj me siguracione të paguara si mësues agrobiznesi që në vitin 2011. Unë jam i emëruar në gjimnazin e Rrësheni si mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe për shkollat e mesme. Lënda e agrobiznesit s’është fare në kurrikul sepse agronomia është mbyllur që në vitin 1993. Ky është absurd, unë me këtë pagë mbaj 5 frymë”, thotë mësuesi Fran Gjini.

Gazetarja e emisionit Stop, së bashku me mësuesin, iu drejtuan gjimnazit të Rrëshenit, për të kërkuar shpjegime mbi profilin e punës së Franit. Drejtoresha, e cila ka marrë këtë detyrë 2 muajt e fundit, thotë se Franin e ka mësues Gjuhë-Letërsie, por ajo nuk ka një ankesë për këtë çështje.

Gazetarja: A e ke dosjen e mësues Franit këtu?

Drejtoresha: Të gjithë mësuesve. Në qoftë se më ka ngritur një ankesë mësuesi në fjalë dhe unë nuk e kam shqyrtuar ankesën e tij, më keni pro. Unë nuk kam asnjë lloj ankese.

Denoncuesi: Ju sapo keni ardhur. S’keni faj ju.

Drejtoresha: Po! 2 muaj kam.

Gazetarja: A jepet lëndë agrobiznesi në këtë gjimnaz?

Drejtoresha: Pyete zotërinë!

Gazetarja: Çfarë profili jepni ju?

Drejtoresha: Unë, gjuhë-letërsi!

Denoncuesi: Tani e ka marrë detyrën.

Drejtoresha: Dhe njëherë, unë nuk kam asnjëlloj ankese nga personi në fjalë.

Gazetarja: Shkruaje një ankesë! Po çfarë zgjidhje do t’i japësh drejtoresha, që thua nuk kam ankesë, nuk kam ankesë? Franin si e njeh drejtoresha? E njeh si mësues agrobiznesi?

Drejtoresha: Pse si agrobiznesi e kam si mësues këtë unë? Unë e kam mësues gjuhë-letërsie në çdo lloj dokumentacioni.

Më pas, gazetarja dhe mësuesi shkuan në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mirditë, ku takuam shefin e sektorit Renuar Kola. Ky i fundit u shpreh se e njeh mësues Franin, pasi i kishte dhënë edhe atij vetë Gjuhë-Shqipe. Problemin sipas tij, e kanë sigurimet shoqërore. Nga ana tjetër, financieri i zyrës e pranoi që është bërë një gabim dhe ai do të ndryshohet që nga viti 2011 e deri tani.

“Ky ka qenë mësues i imi, i lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Në sistemin e Zyrës Arsimore Mirditë profesori është i regjistruar si mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Sa na përket ne si Zyrë Arsimore dhe dosjen e profesorit që e kemi hedhur në sistem, ky rezulton si mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Tani gabimi që qenka hedhur atëherë, specialisti përkatës do bëjë shkresën dhe do i drejtohemi institucionit për ta rishikuar”, u shpreh shefi i sektorit në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mirditë.

Pas ndërhyrjes së Stop, problemi i mësuesi Fran Gjini u zgjidh dhe do t’i ndryshohet  statusi nga mësues agrobiznesi në mësues i Gjuhës dhe Letërsisë./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
Kronikë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

9 Shtator, 2025 10:15 am
Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Bota

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

9 Shtator, 2025 10:15 am
Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
Bota

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

9 Shtator, 2025 9:44 am
Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
Bota

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

9 Shtator, 2025 9:37 am
Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër
Kronikë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër

9 Shtator, 2025 9:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

9 Shtator, 2025 8:26 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Para
SHBA: Rusia ka tashmë aftësinë ushtarake për të vepruar kundër Ukrainës

SHBA: Rusia ka tashmë aftësinë ushtarake për të vepruar kundër Ukrainës

Policia fillon heqjen e targave të makinave, Gonxhja: Zero tolerancë

Policia fillon heqjen e targave të makinave, Gonxhja: Zero tolerancë

Meta komenton me foton e maces në postimin Biden: Përshëndetje nga Shqipëria

Meta komenton me foton e maces në postimin Biden: Përshëndetje nga Shqipëria

TE FUNDIT

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
9 Shtator, 2025

Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit,...

Lexo më shumë

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
9 Shtator, 2025

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian...

Lexo më shumë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
9 Shtator, 2025

Dhjetë persona u vranë dhe të paktën 61 u plagosën në Meksikën qendrore kur një tren mallrash u përplas me...

Lexo më shumë

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
9 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë e Tajlandës ka vendosur që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra duhet të vuajë një vit burg, një tjetër goditje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com