Sport

Në pikëpyetje fati i Higuain


               Publikuar në : 19:01 - 15/06/19 |
geliano fataj

Argjentinasi Gonzalo Higuain tashmë është kthyer tek Juventus nga huazimi dhe e ardhmja e tij është një mister.

Chelsea është dënuar në Merkato dhe nuk mund ta blinte përfundimisht kartonin e lojtarit. Tek Juventus, Higuain nuk cilësohet si titullar dhe shkaku është Cristiano Ronaldo.

Afrimi i portugezit vitin e kaluar plotësoi sulmin bardh e zi dhe i sakrifikuari ishte pikërisht argjentinasi. Aktualisht asgjë nuk ka ndryshuar dhe vetëm një largim i Mandzukiç mund të rrisë mundësinë e qëndrimit të Higuain në Torino.

Së fundmi vëllai i sulmuesit argjentinas, Nicolas Higuain e ka mohuar kategorikisht kalimin tek ndonjë skuadër tjetër në Itali përpos Juventusit duke hedhur poshtë mundësinë e nënshkrimit me skuadrën e Romës.

Mundësinë për të qëndruar tek Juventus janë shumë të pakta ndërkohë që e ardhmja e ish sulmuesit të Realit mbetet një ekuacion më vete./ Opinion.al

Pas