Ministri Taulant Balla deklaroi se në periudhën 2024-2027, Shqipëria pret nga BE 6 miliard Euro për të 6-ta vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kjo shumë do shërbejë për 4 shtylla kryesore që kanë të bëjnë me integrimin në tregun evropian e rajonal.
“Si parakusht për të aktivizuar mundësinë për të përfituar nga reformat e facilitetit të reformave, është edhe hartimi i Axhendës Kombëtare të Reformave, që është miratuar prej disa muajsh në Këshillin e Ministrave. Është e qartë nevoja për të pasur konsensus të plotë të palëve politike në miratimin e kësaj marrëveshje.
Dua të informoj Kuvendin se bëhet fjalë për disa fusha që janë në fokusin e kësaj marrëveshje, konsolidimi reformash që mundësojnë transformim me ekonomi të qëndrueshme. Nga infrastruktura ekonomike efikase e deri te një kuadër ligjor për tërheqje investimesh.
Po ashtu, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe reformimi i mëtejshëm arsimor, për t’u përballur me tregun e ri sot në Evropë. Transformimi dixhital për një Shqipëri dixhitale, për një shoqëri udhëheqëse”, tha Balla në seancë plenare.