Bota

“Ne nuk do e poshtërojmë Rusinë”, Zelensky kritikon Macron: Sillu si lider



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 07/06/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë të transmetuar me Financial Times, ka shprehur kritika veçanërisht të ashpra për presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me komentet e fundit që ai bëri se “ne nuk do ta poshtërojmë Rusinë”.

“Disa njerëz duan të jenë udhëheqës. Për të qenë një lider, nuk duhet ta konsideroni veten të tillë, por të silleni si lider”, tha Zelensky.

“Si mund të arrijmë një armëpushim në territorin e Ukrainës pa dëgjuar pozicionin e vendit dhe pa dëgjuar pozicionin e liderit të këtij vendi? Kjo është shumë, shumë habitshme. Ne nuk do të poshtërojmë askënd”,-tha Zelensky. “Ne do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë.”

Reagimi i Zelensky-t erdhi pas një interviste të presidenti francez, i cili tha: “Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike. Jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse.”/Opinion.al

Pas