Në Van, provincën në juglindje të Turqisë, gjatë këtij muaji shtresa e borës ka arritur deri në shtatë metra.
Pamjet e borës së grumbulluar përreth rrugëve këtë muaj kanë tronditur madje edhe banorët lokalë të cilët janë të mësuar me borën në kushtet dimërore në këtë pjesë të Turqisë.
Bora ka shkaktuar probleme të shumta. Njëri nga pjesëmarrësit në komunikacion ishte edhe Aydin Tarakci i cili për AA tha se rruga Bahcesaray në Van për çdo vit mbyllet për shkak të dëborës.
Ai rikujtoi se dimri në këtë pjesë të Turqisë është i gjatë dhe i ashpër dhe se këtë herë ka ndodhur një fenomen i rrallë.
“Momentalisht njerëzit lahen në Anatalia ndërsa ne ende qarkullojmë me zinxhirë në gomat e veturave. Kemi hyrë në javën e fundit të muajit prill, ndërsa ende luftojmë me borën”, tha Tarakci, raporton AA.