Aktualitet

“Në një Tiranë shumë të nxehtë”, Richard Grenell publikon foton me Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 02/08/21 |
Opi Nion

Richard Grenell ka vizituar Shqipërinë ditët e fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihet se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë se para disa ditësh, Grenell ishte në Beograd, ku dhe postoi një foto me ministrin e Ekonomisë në Serbi, Sinisha Mali gjatë pushimeve të tij./Opinion.al

Pas