Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ne mund t’i fitojmë 84 mandate”, Meta audio-mesazh nga burgu: Fitorja i zgjidh të gjitha

2025/03/25 at 4:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ne mund t’i fitojmë 84 mandate”, Meta audio-mesazh nga burgu: Fitorja i zgjidh të gjitha

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një audiomesazh të publikuar nga stafi i tij, u është drejtuar të gjithë mbështetësve të tij duke theksuar se fitorja në 11 maj “i zgjidh të gjithë”.


Meta shprehet se të gjithë faktorët opozitarë kanë vetëm një rrugë që sipas tij është ajo drejt fitores në zgjedhjet e majit.

Akuzat Meta i ka bërë të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës, i cili thotë se e ka keqpërdorur pushtetin, ndërsa shpreh besim se opozita mund t’i fitojë 84 mandate.

“Atij që e keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar  drejtuesit e opozitës dhe që sot nxjerr lot “krokodili” për primaret e PD-së, të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimët pafund, shumica të rekomanduar nga bandat e njohura”, shprehet Meta.

Meta shton se opozita duhet të korrigjojë çështjen e listave të mbyllura njëherë e përgjithmonë pasi sipas tij, “ishte Edi Rama ai që kushtëzoi qëllimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 listat e mbyllura, për të shndërruar Kuvendin, siç është sot, në një “noter” të korrupsionit të tij skizofrenik”.

Audio-mesazhi i plotë:

Fitorja i zgjidh të gjitha! Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike së ardhmes së Shqipërisë, duke ndëshkuar përgjithmonë pengmarrësit e demokracisë, llogaridhënies, parlamentarizmit, integrimit uuropian të vendit, por edhe pengmarrësit jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe të opozitës në veçanti.

Atij që e keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar  drejtuesit e opozitës dhe që sot nxjerr lotë “krokodili” për primaret e PD-së, të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimët pafund, shumica të rekomanduar nga bandat e njohura.

Po kështu, ai kërkon të shmangë vëmendjen nga asgjësimi përfundimtar që po u bën socialistëve të paktë që i kishte mbajtur deri tani, sa për shenjë.

Ai që në 2021–shin kandidoi i teti në Durrës dhe kishte kopsitur rezultatin me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 Majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s’mund t’i kërkojnë dot llogari për humbjen.

Ai të cilit, as socialistët nuk ja njohin për fytyrë të paktën 3/4 e Ministrave, ka hallin e kontributeve të 2 apo 3 demokratëve të papërfshirë në listat e opozitës.

Ai që është kyçur sy më sy me vetveten dhe e ka tmerr të dalë me gazetarë të pavarur, ka hallin e demokracisë.

Ndaj opozita e ka rrugën e qartë për të korrigjuar edhe çështjen e listave të mbyllura njëherë e përgjithmonë.

Ishte Edi Rama ai që kushtëzoi qëllimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 listat e mbyllura, pikërisht për të shndëruar Kuvendin, siç është sot, në një “noter” të korrupsionit të tij skizofrenik.

Ndaj fitorja plotësisht e mundshme me 84 mandate e opozitës, garanton edhe hapjen e plotë të listave përgjithmonë edhe pa Ramën.

Për këtë, garanci është Partia e Lirisë që ka qenë kundër këtij projekti të mbylljes së listave që në vitin 2008.

Për këtë garant është edhe vet premtimi publik i Z. Berisha, i cili ka deklaruar se është pro listave të hapura.

Për këtë, garant do të jenë edhe gati 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura më 11 Maj.

Ndaj të përqëndrohemi të gjithë tek programi ynë i shkëlqyer që i jep fund Narkoekonomisë, ekonomisë klienteliste dhe kriminale në shërbim të pakicës dhe të votojmë për një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, në interesin e të gjithë shqiptarëve.

Arritjet më të mëdha integruese nuk kanë aspak lidhje me shakaxhiun dhe penguesin e integrimit, i cili s’ka asnjë meritë në liberalizimin e vizave, arritja më e madhe në Bashkimin Europian, që u realizua nga koalicioni PD –  LSI.

Dhe mos harroni që publikisht ai paralajmëronte Bashkimin Europian, se kjo do të sillte largimin e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian dhe kjo ndodhi, por shumë vite më vonë si rezultat i programit të tij shpopullues.

Asnjë kontribut nuk ka ai për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur besoj nuk e keni harruar dhe një miting dëshpërues që bëri pas kësaj ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.

Dhe po kështu të gjithë e dinë  “kontributin” e tij në vizitën historike të Presidentit Bush, ku ai, në Krah të Kryeministrit Berisha në atë kohë, shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës nga Tirana.

Ah për pak harrova, i vetmi kontribut i tij është që shpiku vjedhjen e orës të Presidentit Bush që u bë lajm botëror pikërisht nga xhelozia.

Ndaj të gjithë të përqëndrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interest të të gjithë shqiptarëve.

Të gjithë të përqëndrohemi në një Fitore Madhështore që garanton Shqipërinë Madhështore, pikërisht Shqipërinë si fuqi eksportuese.



Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
“Përmbajtja e negociatave nuk do të bëhet publike”, Rusia reagon për takimin me amerikanët në Riad

"Përmbajtja e negociatave nuk do të bëhet publike", Rusia reagon për takimin me amerikanët në Riad

Studimi: Të rinjtë duan më shumë një trup të tonifikuar sesa një gjumë të mirë

Studimi: Të rinjtë duan më shumë një trup të tonifikuar sesa një gjumë të mirë

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com