Dhjetë kg lëndë narkotike kanabis sativa janë gjetur mëngjesin e së enjtes në aksin Korçë-Voskopojë.
Burime të Tvklan bëjnë me dije se pas operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, në pranga u vunë dy persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë.