Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në mesjetë dënoheshin dhe kafshët, cilat ishin gjyqet me absurde

2019/08/04 at 6:09 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në mesjetë dënoheshin dhe kafshët, cilat ishin gjyqet me absurde

Një nga fenomenet më të pazakonta të jetës mesjetare, ishte nxjerrja e kafshëve para gjyqit.


Të gjitha llojet e kafshëve, mund të nxirreshin para një gjykate laike ose kishtare, qoftë vetëm apo në grup. Këto kafshë mund të gjykoheshin për një gamë të gjerë krimesh, nga vrasja, vrasja në bashkëpunim me kafshët e tjera, apo dëmtimi i të mbjellave dhe pronës.

Nëse shpalleshin fajtorë, kafshët fizikisht më të mëdha, do të dënoheshin me ekzekutim me vdekje, ose me dëbim nga fshati apo qyteti, ndërsa ato më të vogla, do të shkishëroheshin, ose do të denoncoheshin nga një gjykatë e kishës.

Një nga librat më të hollësishëm mbi këtë dukuri të çuditshme, titullohet “Ndëshkimi penal i i kafshëve” i Edmund P.Evans, botuar në vitin 1906. Sipas Evans, gjykimi dhe dënimi i kafshëve nuk ndodhte vetëm gjatë Mesjetës, pasi kjo praktikë është regjistruar edhe në qytetërime të kohëve të tjera.

Evans përmend romakët, që në një rast kryqëzuan një qen si pjesë e festimeve në kuadër të përvjetorit të ruajtjes së Kapitolit, nga sulmi i Galëve mbi Romë gjatë natës, një ngjarje që mendohet se ka ndodhur në vitin 390 Para Krishtit.

Evans thotë gjithashtu se në kohërat e lashta, në gjyq nxirresin përveç kafshëve edhe objekte të pajeta. Ai sjell në libër si shembull, gjykimin dhe dënimin e një statuje në Athinë.

Dokumentacioni më i hershëm i njohur i një gjyqi ndaj kafshëve në Mesjetë, i përket vitit 1266. Gjyqi u zhvillua në Fontenay-aux-Roses, jo shumë larg nga kryeqyteti francez Paris, dhe kishte protagonist një derr, të akuzuar për vrasjen dhe ngrënien e një foshnje.

Gjyqi u mbikëqyr nga murgjit e Shën Zhenienës, dhe kafsha u shpall fajtore, duke u dënuar me vdekje në turrën e druve. Duket se gjatë Mesjetës, ishte e paligjshme të ekzekutohej dikush pa një gjykim, ndaj kafshët e dyshuara për kryerjen e krimeve të rënda, nxirreshin në gjyq para se të ekzekutoheshin.

Në disa raste, kafshët visheshin me rroba si njerëzit kur nxirreshin në gjyq. Kjo shihet për shembull, në ekzekutimin e një derri të dënuar për vrasje në vitin 1386. Para ekzekutimit, derri ishte veshur me një jelek, doreza dhe një palë mbathje. Përveç kësaj, mbi kokë i ishte vendosur maska e një fytyre njerëzore.

Një tjetër hipotezë, sugjeron se evropianët e Mesjetës, besonin se autoriteti mbi mbretërinë e kafshëve i ishte dhënë njerëzimit nga Zoti, dhe se nxjerrja e kafshëve në gjyq, ishte një mënyrë për ta pohuar këtë autoritet. Një tjetër tezë, është se gjatë shekujve XII-XIII, zhvillimi i sistemit ligjor, solli në një tepri të numrit të gjyqtarëve dhe avokatëve.

Për shkak se nuk kishte punë të mjaftueshme për të gjithë, u vendos që kafshët e dyshuara për kryerjen e krimeve, të gjykoheshin ashtu si njerëzit. Megjithatë, një tjetër hipotezë pohon se avokatët mesjetarë i shihnin gjyqet ndaj kafshëve, si një mundësi për të treguar aftësine e tyre profesionale.

I tillë ishte shembulli i juristit francez të shekullit XV, Bartolome Shanase. Ai ishte avokati mbrojtës për një grup minjsh, të akuzuar se kishin ngrënë rezervat e elbit në një fshat. Ditën e gjyqit, minjtë nuk arritën të ishin të pranishëm, dhe Shasene përdori një argument dinak për t’i justifikuar.

Ai argumentoi, se meqë minjtë lëviznin shpesh nga një fshat në tjetrin, ata ndoshta nuk e kishin marrë fletëthirrjen për në gjyq. Por edhe nëse do e kishin marrë, ata mund të kishin frikë t’i bindeshin urdhrit, pasi rrezikonin të sulmoheshin nga macet gjatë rrugës për në gjykatë.

Avokati shpjegoi në këtë pikë se “klientët” e tij, mund të refuzojnë ligjërisht të paraqiten në gjykatë, nëse nuk mund të garantohej siguria e tyre. Në fund, gjyqtarët u detyruan të heqin dorë nga padia, pasi nuk mund të hidhnin dot poshtë argumentin e avokatit, dhe as t’i bindin fshatarët të mbanin brenda shtëpive macet e tyre.

Bazuar në provat e dokumentuara, derri ishte kafsha më e zakonshme që nxirrej në gjyq gjatë Mesjetës. Sipas Evans, kjo ndodhte sepse derrat kishin një liri më të madhe për të lëvizur nëpër rrugë, më shumë sesa kafshët e tjera, dhe se ishin në një numër shumë më të madh se kafshët e tjera.

Kafshët e tjera që janë nxjerrë në gjyq gjatë Mesjetës ishin demat, qentë dhe dhitë. Një nga gjyqet më të çuditshme të kafshëve, të regjistruara nga Evans, është ajo e disa delfinëve. Por, përveçse përmend se kafshët u gjykuan dhe ekzekutuan në Marsejë, në vitin 1596, Evans nuk ofron detaje të mëtejshme lidhur me këtë rast./Opinion.al

Etiketa: gjyqekafshemesjet


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Para
Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 58-vjeçari në Mirditë

Kylie Jenner merr propozimin për martesë, ajo jep përgjigjen e saj

Pak ditë nga ditëlindja e Kylie Jenner, çfarë ka planifikuar miliarderja

OSHEE njofton stakim të energjisë dy ditët në vijim, ja zonat dhe oraret

OSHEE njofton stakim të energjisë dy ditët në vijim, ja zonat dhe oraret
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com