Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në mes të puçit kushtetues, qeveria vendos ndërtimin e varrezave greke. Askush nuk flet!”

2017/12/19 at 11:14 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në mes të puçit kushtetues, qeveria vendos ndërtimin e varrezave greke. Askush nuk flet!”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke në Korçë.

“Në mes të mjergullës së puçit Kushtetues, kryeujku vendosi të ndërtojë varrezat greke në Korçë!”, shkruan ai duke ironizuar se: “Ashtu si në Kosinë, pritet që të ketë një “boom” ekonomik nga tregëtia e kockave edhe atje… Mirë politikanë, po a ka historianë analistë e qytetarë ky vend apo jo?! Asnjë sflet më!”.

Lidhur me ndërtimin e varrezave greke ka pak informacion nga qeveria shqiptare, ndërsa vendimi është mirëpritur në Greqi. Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias e ka quajtur një hap shumë pozitiv, duke theksuar se përpos varrezave, qeveria shqiptare do ndërtojë me fondet e saj edhe kishën e vogël të Shën Athanasit, e cila u shkatërrua vitin e kaluar në Dhërmi.

I pyetur sesi e komenton vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat greke, Kotzias ka deklaruar: “Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që ne e themi në mënyrë popullore ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona”.

Kujtojmë se në mbledhjen e saj të fundit më datë 13 dhjetor, Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941. Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk përcaktohet se sa varreza do ndërtohen dhe vendet ku do ndërtohen ato. Sipas VKM-së së publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë del se varrezat nuk kufizohen në numër dha as në vendodhje.

Në fund të vendimit thuhet se: “ngarkohen prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi”, ku flitet në shumës për qarqet haptazi nënkupton që do të jenë disa varreza të shtrira në disa qarqe.

Aktualisht në vendin tonë janë dy varreza të ushtarëve grekë, një në Këlcyrë dhe një fshatin Bularat të Dropullit. Këto varreza janë ndërtuar gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Berisha, që i ka përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitet 2010 e 2012.

Më poshtë VKM-ja e miratuar më 13 Dhjetor 2017

Etiketa: korcevarreza grekevendim qeveria

Ju sugjerojmë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Para
Lori Hoxha nuk ishte në festën e Top Medias, ja arsyeja

Lori Hoxha nuk ishte në festën e Top Medias, ja arsyeja

Kanceri i gjirit mund të prek edhe meshkujt, simptomat që nuk duhen anashkaluar

Kanceri i gjirit mund të prek edhe meshkujt, simptomat që nuk duhen anashkaluar

Fituan miliona dollarë, ja këngëtarët më të paguar për 2017

Fituan miliona dollarë, ja këngëtarët më të paguar për 2017

TE FUNDIT

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com