Në kohën kur vijojnë luftimet në Ukrainë, Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelinsky ka firmosur aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Zelinsky shkruan se “Sot shkrova nënshkrova aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian”.
Më herët Zelinsky i bëri thirrje Unionit për të përshpjetuar procedurat e anëtarësimit në BE nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta.