Në Shqipëri ngjarjet e çuditshme nuk kanë fund. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në autostradën Tirane – Durrës është tentuar të vidhet kabulli i linjës së ndriçimit, me një gjatësi prej 820 m.
Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabullin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.
“Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën Kabulin e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi”, theksohet në njoftimin e ARRSH. / Opinion.al