Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Maqedoni krijohen struktura paramilitare?

2017/04/11 at 11:24 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Maqedoni krijohen struktura paramilitare?

Përhapja e psikozës së konflikteve është vetëm një fluskë e kotë apo rrezik real në Maqedoni? Opinioni maqedonas pyet: kush qëndron pas të ashtuquajturit “Fronti Patriotik Maqedonas”, ndërsa autoritetet po heshtin. Ministri i Punëve të Brendshme “është në rrugë zyrtare”, ndërsa tw tjerwt nuk pwrgjigjen nw pyetjet e Deutsche Welles.

Mediat qeveritare njoftojnë se “qytetarët po mblidhen vullnetarisht dhe po organizojnë brigadat poullore për mbrojtje me të gjitha mjetet, nëse socialdemorkatët i uzurpojnë institucionet”. Përveç “brigadave popullore” që po themelohen, në Maqedoni janë regjistruar dhe veprojnë edhe rreth 20 të ashtuquajtura shoqata patriotike, të cilat kanë për qëllim “mbrojtjen” e Maqedonisë. Grupi nga 10 anëtarë „Pere Toshev” nga Prilepi ka sulmuar edhe gazetarin Bozhidar Barlakoski dhe e ka quajtur “kopil i shitur”. Ai e ka paraqitur rastin në polici.

Ta bashkuar në një front!

Pere Toshev është themeluar me 11 shkurt në Prilep, pas grupeve „Аndon Koseto” në Veles dhe “Todor Aleksandrov” në Bitol. Para banorëve të Bitolit u tha se “qëllimi i tyre është ruajtja e integritetit dhe vlerave të vërteta nacionale maqedonase nga të gjithë ata që punojnë kundër shtetit dhe popullit të Maqedonisë”. Kjo si dhe 23 organizata të tjera paramilitare kanë mbajtur në Veles një takim të përbashkët për unifikimin e forcave, me qëllim “vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe mbrojtjen e interesave vitale nacionale dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë”. Ata janë zotuar se do të veprojnë dhe organizojnë aksione së bashku.
„Populli ka nisur të organizohet vet, sikur në vitin 1903. Të gjithë maqedonasit duhet të angazhohen kundër qendrave dhe strukturave që veprojnë kundër kombit tonë”, thotë Jane Çento, një nga iniciatorët e Frontit Nacional Maqedonas.
24 grupe të ndryshme kanë nënshkruar edhe një platformë të përbashkët ku zotohen se do të angazhohen për interesat vitale të shtetit dhe kombit maqedonas. “Të gjitha forcat patriotike në vend do të luftojnë me të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme për mbrojtjen nga ata që duan të rrënojnë Republikën e Maqedonisë”, thuhet në dokument.

Lojal ndaj partisë

Po kush qëndron pas këtyre grupimeve? Bllagoje Markovski, analist ushtarak dhe politik, thotë se këto organizime nuk janë “spontane”, por të përgatitura mirë. “Këto grupe janë paraqitur pas ftestave të VMRO-DPMNE kundër “desorosizimit”, apo për krijimin e grupeve që do të jenë lojale ndaj partisë. Kjo është shumë e rrezikshme dhe cënon përpjekjet e forcave demokratike për të ruajtur rendin shtetëror në Maqedoni. Kam frikë se këto grupe mund të keqpërdoren për të penguar edhe punën e Kuvendit, zgjedhjene kryetarit të Kuvendit dhe të qeverisë së re”, pohon Markovski.
Shenjat se atkivitetet po koordinohen nga një qendër janë paraqitur edhe në një deklaratë të iniciativës “Për Maqedoni Unike”, të botuar në Facebook, ku thuhet: “Duhet të jeni të gatshëm, sepse do të vije koha e fitores përfundimtare”.

Një numër i madh i të ashtuquajturave organizata patriotike po merr pjesë edhe në protestat e organizuara nga VMRO-DPMNE. Atyre nuk mund t’ju bësh asgjë, që do të thotë se ata e kanë mbështetjen e ndonjë force politike, thonë analistët. /DW

Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
Bota

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

23 Korrik, 2025 10:30 pm
Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Aktualitet

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

23 Korrik, 2025 10:17 pm
Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

23 Korrik, 2025 10:11 pm
Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Këshilla e ekspertes: Ja mënyra e veçantë për të rritur kënaqësinë seksuale

Këshilla e ekspertes: Ja mënyra e veçantë për të rritur kënaqësinë seksuale

Dy adoleshentë në pranga, tentuan të vidhnin një piceri në Vlorë

Emrat/ Kapet grupi kriminal, trafikoi qindra kg drogë drejt Greqisë

Foto/ “Gabon” vajza Madonna-s, shfaqet e padepiluar në plazh

Foto/ “Gabon” vajza Madonna-s, shfaqet e padepiluar në plazh

TE FUNDIT

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
23 Korrik, 2025

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë...

Lexo më shumë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
23 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
23 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com