Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme ka denoncuar se Butrinti është një aferë multidimensionale në territorin e Manastirit. Ai akuzoi se në territorin e Manastirit po ndërton resortin turistik, miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner.
“Butrinti është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme në territorin e Manastirit. Në vend që toka t’i kthehet kishës në territorin e Manastirit po ndërton resortin turistik njeriu, miku i Edi Ramës, ku natyrisht ai vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronat publike. Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e supermbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos”, u shpreh Berisha.