Kronikë

Në makinë me Aldi Ramën, Gjykata vendos për dy të rinjtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 27/10/21 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Lezhë për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, dy të rinjtë shokë të Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me këtë të fundit kur ai qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxha në Lezhë.

Kështu, togat e zeza kanë vendosur që dy të rinjtë të qëndrojnë në burg pa afat. Ndaj tyre rëndon akuza për moskallëzim krimi pasi të martën e 28 shtatorit, kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit Aldi Rama.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra teksa po kthehej nga një aksion antikanabis në Vain. Ai ishte bashkë me dy koleg të tij dhe gjatë kthimit konstatuan një automjet të dyshimet dhe e ndaluan për ta kontrolluar.

Aldi Rama nuk pranoi t’i nënshtrohej kontrollit të efektivëve dhe qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxh dhe më pas veten duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas