Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve Kuvendin e PD.
Ky Kuvend u kundërshtua nga kundërshtarët e tij brenda partisë dhe nuk u konsiderua si legjitim. Veç kësaj kishte edhe shumë zëra për pjesëmarrje jo reale, ndërsa Gjana tha se në Kuvend ishin mbledhur 5004 delegatë.
Një reagim ka pasur edhe nga aktivistja e PD në SHBA, Evi Kokalari. Kjo e fundit ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar dy foto të Grida Dumës me një të mitur.
Siç shihet edhe në foto, Duma ndodhet në sallën ku u zhvillua Kuvendi, ndërsa përkra saj është edhe një fëmijë. Ky fakt është dukur shqetësues për Kokalarin e cila, e cila në “Facebook” shkruan:
Ku mund të raportoj një abuzim ndaj fëmijëve?