-Jetë dhe Stil

“Në Kurthin e Piter Pan”, Samir Mane flet për jetën private dhe familjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 05/07/22 |
Opi Nion

Biznesmeni dhe filantropi Samir Mane ka qenë i ftuar në një emision televiziv në Tv Klan, ku ka bashkëbiseduar me fëmijët. Është hera e dytë që Mane shfaqet në ekran në një format të tillë. Ai iu përgjigj disa pyetjeve me “spec” nga ana e vogëlueshëve, ku rrefeu njohjen me bashkëshortën dhe marrëdhënien me vëllezërit në fëmijëri, jo me pak tone humori.

Më poshtë pjesë nga biseda e tij me fëmijët:

Priami: Unë këtu te “Piter Pani” jam njohur me një gocë, po ti ku je njohur me gruan tënde?

Samir Mane: Je njohur me një gocë? A mund t’ia thuash emrin?

Priami: Të vij ta them te veshi se s’mund ta them këtu.

Samir Mane: E kemi sekret.

Alketa Vejsiu: Vetëm unë e populli.

Samir Mane: Jam shumë i kënaqur për zgjedhjen tënde. Unë nuk e kam njohur gruan në moshën tënde, e kam njohur kur kam qenë më i madh, e kam njohur në Vjenë të Austrisë, aty jemi njohur bashkë. Kështu që përgjigjia është në Vjenë para shumë vitesh. Por ndërkohë sekretin që më the mua mbaje.

Alketa Vejsiu: Sa vite keni bashkë?

Samir Mane: 30 vjet.

Alketa Vejsiu: 30 vjet sukses, 30 vjet martesë e suksesshme. Kjo po që është një arritje shumë e mirë!

Rajna: Une kam nje vella te vogel, po ti a ke ndonje moter apo vella?

Samir Mane: Unë kam dy vëllezër. Një më të madh dhe një me të vogel.

Rajna: Po kur ishit të vegjël për çfarë ziheshit?

Samir Mane: Thuajse per gjithçka. Vellai i madh më merrte lodrat mua dhe une i merrja lodrat vëllait të vogel. Për lodra grindeshim më shum=ë.

Rajna: A i thua tani vëllait shko te Jumbo merr lodrën që jemi grindur?

Samir Mane: Prandaj vendosa të hap dyqanet Jumbo që të mos grindeni me vëllezërit dhe motrat.

]

 

Pas