Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i pyetur nga gazetarët se a do të ndalojë Policia e Shtetit dy Kuvendet e thirrura nga PD, për shkak të pandemisë Covid-19, tha se Policia e Shtetit nuk mund të ndalojë mbajtjen e Kuvendeve Kombëtare.
Në fjalën e tij Çuçi theksoi se Kuvendet do të mbahen sipas rregullave që janë në fuqi për grumbullimet e njerëzve në kohë pandemie.
Pyetje: A do ta ndalojë dot Policia e Shtetit mbajtjen e dy kuvendeve të PD duke qenë se ka në fuqi një akt normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 50 personave?
Ministri Bledi Çuçi: S’mund të ndalohen kuvendet. Kuvendet në dijeninë time do bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi kështu që besoj se është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk ndalohen më kuvendet e partive politike.