Politikë

Në krye të listës për Tiranën? Gjonaj: Ishte vetëm prezantim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:09 - 03/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shprehet se pavarësisht se u njoftua se do të jetë në krye të listës për Tiranën, do të duhet që të presim edhe disa ditë, pasi sipas Gjonajt, deri më tani është bërë vetëm një prezantim kandidatësh.

“Ky aktivitet sot që u lançua nga kryeministri kishte të bënte me arritjet në fushën në drejtësi”, tha Gjonaj.

E pyetur nga gazetarja Jonida Shehu se nëse do të kryesojë listën për Tiranën Gjonaj u shpreh: “Do të duhet të presim edhe disa ditë, ku do të vendoset se cila do të jetë skuadra që do të garojë”.

Pyetje: Do të jetë betejë e vështirë Tirana?

Gjonaj: Është një eksperiencë e parë, si e deleguar politike. Po kryeja disa takime me grupe njerëzish të ndryshëm dhe patjetër që Tirana ka vështirësi.

Ndërsa foli edhe për Reformën në Drejtësi, Gjonaj tha se është bërë një reformim tërësor.

“Reforma në Drejtësi është një reformë e realizuar nga e para. Është bërë përmbysja e mentalitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që konsideroheshin si të paprekshëm. Procesi i “Vettingut” është një proces tranzitor edhe vetë Reforma në Drejtësi ka ngritur mekanizma të ndryshëm kontrollues”, tha Gjonaj.

Gjatë bisedës në studio, Gjonaj tha se politika ka dashur gjithmonë të ketë një dorë në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se fakti që qeveria ndërmori këto reforma, tregon sipas saj se verifikimi dhe vlerësimi bëhet në mënyrë të pavarur.

Pyetje: Ju garantoni në prag të fushatës elektorale që Reforma në Drejtësi nuk ka gjurmë të politikës?

Gjonaj: Absolutisht, nëse do të ishte e kundërta do të ishte shumë e thjeshtë dhe nuk do të prisnim që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhej nga Këshilli i Lartë i Sigurisë, pra këtu nuk kemi as qeveri as PS dhe as Kuvend.

Pyetje: BE në deklaratat e fundit e ka përmendur mospërfundimin e kësaj reforme?

Gjonaj: Ne  i kemi plotësuar kushtet që BE ka vendosur, por jemi të vetëdijshme që Reforma nuk ka përfunduar së zbatuari.

Pyetje: Kur do të shohim nga SPAK operacione të mëdha, ndryshe nga këto që kemi parë?

Gjonaj: Këtë padurim e kanë të gjithë, por nuk bëhet fjalë për një reformim aneksor, por një reformim rrënjësor.

Të gjithë presim që SPAK të prodhojë raste të nivelit të lartë për korrupsionin, por tashmë ata kanë treguar disa goditje të forta.

Pyetje: Mund të bënin më shumë?

Gjonaj: Këtu bëhet fjalë për procese hetimore që duan kohën e tyre. BKH do të ndihmojë që Prokuroria e Posaçme të krijojë rekordin që presim të gjithë.

Pyetje: Përveç Enkeleida Hoxhës a ka përgjegjësi pjesa tjetër e sistemit? Përse përfundonin në Fushë-Krujë? A ishte kjo e organizuar?

Gjonaj: Nëse të gjithë i kthehen kohës se kush e denoncoi këtë rast, është e qartë. Çështjen e kam ngritur në KLD dhe në të gjitha rastet kur kemi gjetur shkelje nuk kemi heshtur./ Burmi: Abc News

Pas