Reali Madrid ka mposhtur Getafen në transfert me rezultatin 0-3, duke nisur kështu vitin 2020 me fitore.
Skuadra e Zidane kaloi në avantazh në pjesën e parë pas një autogoli, ndërkohë që në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Varane që shënoi golin e dytë, ndërsa rezultati u vulos në minutën e 7 të shtesës nga kroati Modric, pas një kundërsulmi.
Pas fitores së sotme, Reali ngjitet në krye të klasifikimit të La Liga-s me 40 pikë, një më shumë se Barcelona./Opinion.al