Teksa Partia Socialiste është duke kaluar ditë të vështira ku ish-ministri i tyre akuzohet për trafikim ndërkombëtar droge, një lajm i gëzuar ka ardhur për kreun e grupit parlamentar socialistë.
Ditën e djeshme teksa zhvillohej mbledhja e Këshillit të Mandateve, deputeti Taulant Balla është bërë baba për herë të dytë.
Më 20 tetor ka ardhur në jetë vajza e dytë e Taulant Ballës dhe e bashkëshortes e tij Iris, shkuan opinion.al
Balla dhe bashkëshortja e tij janë kujdesur të përzgjedhin një emër tepër interesant për princeshën, Melani.
Urojmë jetë të gjatë për vogëlushen! /Opinion.al