Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në këto bashki dalin më shumë vota se sa votues

2019/07/01 at 10:37 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rregulli i ri, makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Katër orë me vonesë pasi përfundoi procesi i votimit KQZ-ja do të jepte numrin e pjesëmarrësve për secilën bashki. Por tani që ka përfunduar numërimi për mbi 20 bashki referuar shifrave që dha KQZ pas procesit të votimit dhe shifrave të cilat shpallin fitoret ka një mospërputhje të theksuar.

Përshembull në Bashkinë e Urës Vajgurore, KQZ deklaroi se kishin marrë pjesë në votime 5900 persona. Ndërkohë që sot kandidatja Juliana Memaj është shpallur votuese me 7666 vota.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, KQZ dje deklaroi se kishin marrë pjesë në votime 5166 persona. Kandidati Mark Babani sot është shpallur fitues me 6223 vota.

Në Bashkinë e Divjakës pjesëmarrja u raportua 13000 votues, ndërkohë që Fredi Kokoneshi sipas KQZ sot ka fituar me 13513 vota.

Fatos Tushe në Lushnje është shpallur sot fitues me 28086 vota, por pjesëmarrja në votime sipas KQZ ka qenë 27243 votues.

Opozita gjatë gjithë ditës së djeshme ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shifrat e pjesëmarrjes në votime të publikuara nga ana e KQZ. Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi deklaroi se në zgjedhje kanë votuar në total 534,528 persona ose 15.2% e votuesve në të gjithë vendin jo 21.6% siç deklaroi KQZ.

Sipas burimeve të Opininion.al në çdo qendër votimi, pavarësisht se opozita nuk ka marrë pjesë në votime, ka pasur vëzhgues të cilët kanë filmuar njerëzit që janë futur dhe kanë dalë nga qendrat e votimit. Këto të dhëna si dhe dosja me shkelje të tjera sipas pretendimit të opozitës i janë dërguar edhe OSBE/ODIR.

*******

Në Urën Vajgurore, pjesëmarrja ka qenë 19.18% ose 5900 votues. Në këtë bashki Juliana Memaj ka fituar me 7666 vota, pra 1766 vota më shumë se numri i votuesve në total.

Në Himarë, kanë votuar 4165 persona. Kandidati Jorgo Goro ka fituar me 4209 vota, pra 44 vota më shumë se numri total.

Në Divjakë, kanë votuar 13.000 persona. Kandidati Fredi Kokoneshi ka fituar me 13.513 vota, pra 513 vota më shumë.

Në Lushnje, kanë votuar 27. 243 persona. Kandidati Fatos Tushe ka fituar me 28.086 vota, pra 843 vota më shumë.

Në Maliq, kanë votuar 12.005 persona. Kandidati Gëzim Topçiu ka fituar me 13.273 vota, pra 1268 vota më shumë.

Në Memaliaj, kanë votuar 4150 persona. Kandidati Gjolek Guci ka fituar me 4206 vota, pra 56 vota më shumë.

Në Vaun e Dejës, kanë votuar 5166 persona. Kandidati Mark Babani ka fituar me 6223 vota, pra 1057 vota më shumë.

Në Vorë, kanë votuar 6120 persona. Kandidati Agim Kajmaku ka fituar me 6208 vota, pra 88 vota më shumë.

Në Bulqizë, kanë votuar 7500 persona. Kandidati Lefter Alla ka fituar me 7529 vota kundrejt kandidatit tjetër Ilir Balla me 543 vota. Në total janë 8072 vota në kutitë e votimit. Diferenca është 572 vota më shumë se numri i votuesve.

Në Malësi të Madhe, kanë votuar 7600 persona. Kandidati Tonin Marinaj ka fituar me 7772 kundrejt kandidatit tjetër Pjerin Spathari me 493 vota. Në total janë 8265 vota në kutitë e votimit. Diferenca është 665 vota më shumë se numri i votuesve./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rregulli i ri, makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Rregulli i ri, makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Jehona e 30 qershorit në mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e qeta pa opozitë

Jehona e 30 qershorit në mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e qeta pa opozitë

Numri i votave më i lartë se votuesit, KQZ justifikon veten

Numri i votave më i lartë se votuesit, KQZ justifikon veten

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com