Zvicra është një nga vendet me peizazhet natyrore më të bukura në Evropë. Shumë njerëz zgjedhin të vizitojnë Zvicrën për të kaluar pushime të qeta, sidomos ata që janë të pasionuar pas turizmit malor. Një fshat turistik në Zvicër, i quajtur Bergun, është një prej më të vizituarve për shkak të natyrës së mrekullueshme që ka. Por duke qënë se jemi në epokën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, sa herë që shkojmë në një vend të veçantë instinktivisht duam të postojmë foto të tij. Në Bergun e keni të ndaluar për ta bërë këtë gjë. Vendimi është marrë nga kryetari i fshatit, Peter Nicolay i cili shprehet se postimi i fotove nga ky vend mund t’i bëjë miqtë tuaj të ndihen keq që nuk janë aty. Por përsëri ekzistojnë disa leje të veçanta për të fotografuar këtë fshat për ata që duan me doemos të shkrepin një foto.