Policia zvicerane ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i cili është i akuzuar për vjedhje.
Bardh Marku, 42 vjeç, akuzohet se ka grabitur me dhjetëra shtëpia në St. Gallen.
Sipas policisë, ai është njohës i gjuhës shqipe dhe italiane.
Bardhi është parë duke lëvizur me biçikletë, raportojnë mediat lokale.