Kronikë

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 43 vjeçarja në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 03/11/20 |
Opi Nion

Një 43-vjeçare është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Ana Qendro, banuese në Kurbin, ishte shpallur në kërkim pasi shtetasja XH.D në prill të 2017 ka denoncuar në polici se është shfrytëzuar për prostitucion nga 43-vjeçarja.

Policia njofton se Qendro rezulton të jetë dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasen në kërkim Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, njofton policia./ Opinion.al

Pas