Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale në Belgjikë, 31-vjeçari arrestohet në Lezhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 09/02/22 |
Opi Nion

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia. Vladimir Doda u arrestua pasi Gjykata e Eupen, Belgjikë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese, parashikuar nga Kodi Penal belg.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e V. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen, Belgjikë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese, parashikuar nga Kodi Penal belg.

Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Pas