Aktualitet

Në kërkim nga Norvegjia për krime familjare,prangoset në kufi 35-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 19/07/21 |
Opi Nion

Një 35-vjeçare e shpallur në kërkim nga autoritetet në Norvegji është vënë në pranga në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas policisë, 35-vjeçarja Adrijana Malbi do të ekstradohet drejt Norvegjisë, pasi ka qenë në kërkim për krime në familje.

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 35-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemusht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas