Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në rrugën “Llambi Bonata”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
I arrestuari i identifikuar me inicialet K(J). M., banues në Tiranë akuzohet nga drejtësia e vendit fqinj për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë ku dhe do të vuaj dënimin për dy akuzat e ngritura ndaj tij./ Opinion.al