Kronikë

Në kërkim nga drejtësia gjermane, i riu qëlloi me armë gjatë konfliktit…


               Publikuar në : 14:09 - 19/05/19 |
Opi Nion

Shkëlqim Kastrati, 23-vjeçari kosovar i cili u arrestua nga policia e Tiranës, ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli.

I riu ishte i përfshirë në një tentativë vrasje në dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen.

Pas ngjarjes Kastrati, mundi t’i shpëtoj policisë gjermane, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion.

23-vjeçari ishte përfshirë në një sherr në një disko dhe ka qëlluar me arëm zjarri.

Nga të shtënat mori plagë të rënda një nga punonjësit e sigurisë, i cili iu nënshtrua një operacioni.

Sipas hetimit, Kastrati u përfshi në një sherr në një disko (15 dhjetor), e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen.

Kërkimi i autoriteteve gjermane për 23-vjeçarin ishin të pasuksesshme, ndërsa dyshimet ishin se ai mund të kishte shkuar në Kosovë.

 “Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që ai të ketë vendosur të shkojë në Kosovë. Ne vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur atë”, thoshte Dieter Popp, zëdhënës i selisë së policisë në Tuttlingen në shkurt 2018./ Opinion.al E.Xh.

Pas