Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar, eskstradohet nga Greqia i dënuari për prostitucion


               Publikuar në : 14:05 - 13/04/19 |
eri on

Zyra e Interpolit në Tiranë ka njoftuar se një shqiptar, 48 vjeçari Astrit Dule nga qyteti i Fierit, është ekstraduar nga Athina në drejtim të Tiranës.

Ai ishte dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg me akuzën e veprës penale “Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Personi ishte në kërkim ndërkombëtar dhe falë bashkëpunimit të forcave të rendit shqiptare dhe greke u mundësua ekstradimi i tij drejt vendlindjes, ku do të kryer dënimin./Opinion.al

Pas