Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne Kazanët e Medias dhe kryeministri ynë Legen

2016/09/30 at 8:06 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Ne Kazanët e Medias dhe kryeministri ynë Legen

Nga Dritan Laci


Kazani dhe legeni kanë qenë dy enë që historikisht janë asociuar mirë me njëri-tjetrin në evoluimin e kulturës së higjenës vetjake te qeniet njerëzore. Aq sa as njëri as tjetri nuk mund të kuptoheshin pa praninë e njëri-tjetrit. Edhe pse etimologjikisht kazani dhe legeni si fjalë në të folurën shqipe nuk i përkasin të njëjtës kohë, pasi kazani ka hyrë si otomanizëm dhe ka kuptimin e një enë që nxeh ujë ndërsa legeni është përdorur si fjalë nga ilirët që në kohën e Tempullit të Dodonës.

Por nëse i pari, pra kazani evoluoi duke krijuar simotra si lavatricja që përdorim sot në shtëpitë tona, legeni ngeli po ai i Tempullit të Dodonës. Një gjë e shurdhët, e rrumbullakët, pa muzikalitet, me një tingull të bezdisshëm, , që kryente funksionin final të dorëzimit të papastërtive në gropën e halesë apo të WC-së siç e quajmë sot me edukatë perëndimore kur na vijnë nevojat personale.

Po kështu duke ju referuar gjithmonë Tempullit të Dodonës dhe studiuesve, që nga ky tempull na ka mbetur në ditët e sotme edhe shprehja: “Bjeri legenit se i bie mirë”. Kjo pasi në Tempullin e Dodonës kishte disa enë bakri të cilën i quanin legen. Ku mbi këta legenë qëndronte një statujë me kamxhik prej bakri që sa herë e rrihte era lëshonte tinguj. Tinguj që sa herë lëshoheshin në ajër plakat dhe pleqtë e rroitur të tempullit  i interpretonin si parashikime ngjarjesh që herë dilnin të sakta dhe herë jo. Nga ku prej këtu lindi edhe shkenca e legenëve dhe shprehja: “Bjeri legenit se i bie mirë”.

Po jo vetëm kaq, por nëse kazani vazhdoi evoluimin e pandalshëm drejt modernizimit, legeni pësoi një metaformozë të çuditshme, ku nga një enë e madhe, e rrumbullakët prej metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërbente për të larë fytyrën, duart, këmbët, a rrobat, u transformua në një enë që personifikonte një njeri që nuk është serioz e i qëndrueshëm në sjelljet e në veprimet e tij.

Pra nga shprehja: “bjeri legenit se i bie mirë” populli e evoluoi konceptin parësor të përdorimit të enës duke ja veshur atë njerëzve dredharakë dhe duke memorizuar shprehje të tilla si: “U bëre ti more Legen”. Duke I dhënë Legenit fytyrën e një njeriu tinëzar, që bën gjithçka në kurriz të të tjerëve për të arritur qëllimet e tij….  

Si njohës i mirë i etimologjisë këtë shpjegim jep të paktën edhe konsultimi me fjalorin e gjuhës shqipe, ku kuptimi dytësor i fjalës legen pas atij parësor është: “Njeri që nuk është serioz apo i qëndrueshëm në sjelljet e në veprimet e tij, njeri pa vlerë e llafazan, të cilin e trajtojnë të gjithë me mospërfillje e si të duan. Është bërë legen ai”.

Pse e bëra gjithë këtë asociim etimologjik të gjatë në shekuj midis fjalëve kazan dhe legen?

I gjithë ky ngacmim më erdhi mbrëmë pasi dëgjoja në emisionin “Opinion” kryeministrin e vendit tim, atë që rrogën e merr nga taksat e mia, ndërsa e quante median një kazan ndyrësish ku gatuhen të pavërteta.

Në fakt si anëtar i devotshëm i sektit të Kazanit të Medias, ku na përfshiu kryeministri (jo për herë të pare), është me interes të shikohet në këtë rast se ç’thotë shkenca e legenëve në rastin tënd z. Kryeministër dhe si e ke përvetësuar dhe po e vë në jetë shprehjen: “Bjeri legenit bjeri, se e i bie mirë”

Natyrshëm e ndjeve veten të fyer mbrëmë në emisionin “Opinion” ku gazetari Fevziu të cilësoi si një gënjeshtar që përdore ndjesinë e shqiptarëve për importin e mbetjeve të rrezikshme për të përfituar sa më shumë vota në vitin 2013.

Por çfarë kemi thënë ne “Kazanët e medias” që sot ti të mos meritosh epitetin “Kryeministër Legen”. Meqënëse të pëlqen shumë ta përdorosh shprehjen: “Bjeri legenit bjeri, se i bie mirë” dhe legenizmi yt me ardhjen në pushtet dhe deri tani që po i afrohesh vitit të fundit të mandatit katërvjeçar si kryeministër, është theksuar shumë.

Ne “Kazani” thamë që në Shqipëri do vijnë armë kimike. Ti kërkove të fshiheshe por situata të doli jashtë kontrollit.

U tërhoqe vetëm pas protestave të vazhdueshme të shoqërisë civile në dyert e kryeministrisë.

Një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

The që nuk do të ketë import mbetjesh nga jashtë. Gënjeve….

Edhe një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

The që stadiumi i ri kombëtar nuk do të ketë kullë shumëkatëshe dhe do të ruhet fasada?

Gënjeve…

Edhe një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

The që do të luftoj Lazaratin por e ktheve Shqipërinë në Lazarat…

Edhe një në dorë kryeministri ynë Legen. (Mos e merr për fyerje po citoj shkencën e legenëve dhe fjalorin e gjuhës shqipe)

Mund të të numëroj plot të vërteta nga kazani ynë i atyre që ti i quan ndyrësi, por që janë aq të vërteta sa as tharja e sekrecioneve dhe gëlltitja e gënjeshtrave kaq e dukshme nuk të shpëtojnë dot nga e vërteta e madhe ku ndodhet sot Shqipëria.

Shqipëria mund të jetë shumë më mirë sot për një klasë pasanikësh që trashin menderet me allishverishe në parlament dhe jo për një shtresë qytetarësh që numërojnë në fund të ditës qindarkat.

Ajo shtresë që ju sipas parimit: “Pakësoju rracionin e bukës që të mos merren me qeverinë”, sot u blini varfërinë me 10 mijë lekësha votash.

Si ajo e mbrëmshmja ku edhe pse pamjet e pazarit të votave ishin të qarta, z. Kryeministër u katandise në një Legen duke thënë: “E ç’ë pastaj. Ku është anormalja këtu”

Po pra ku është anormalja këtu?!!

Të blesh votën nuk ka asgjë anormale.

Të mbushësh Evropën me kanabis nuk ka asgjë anormale.

Të sjellësh plehrat e Evropës në Shqipëri nuk ka asgjë anormale.

Të katapultosh në Parti, në Parlament, nëpër Bashki dallkaukë, tutorë prostitutash, vrasës, kanabistë, përdhunues, skiftera banesash, nuk ka asgjë normale.

Pooo ashtu është…Nuk ka asgjë anormale. Sepse duhet të jesh Legen që të mos shikosh asnjë anomali në të gjitha këto sjellje anormale.

Tani edhe dy fjalë të fundit si anëtar i sektit të Kazanit të Medias.

Në partinë tënde mund të bësh çtë duash. Mund tu vesh edhe qafore siç po ua vendos dhe ata të lehin sipas axhendës dhe kronometrimit tënd.

Por me median ki kujdes. Pasi edhe legeni vjen një ditë dhe nga konsumimi i tepërt i rënies vend e pa vend, mund edhe të të shpohet dhe kjo është ajo që po të ndodh. Nuk mund të pastrosh duart dhe këmbët me një legen që nuk po i bie si duhet dhe të lëshon stërkala papastërie ndërkohë që mendon se po pastron fytyrën.

Dhe si përfundim të kujtoj edhe një shprehje duke qenë se e njeh shumë mirë dhe të pëlqen folklori “Mos u bëj më legen se ç’je bërë. I bie mirë legenit ai që i bie i fundit” 

Etiketa: kazanlegenmediarama


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
VIDEO/ Zjarrfikësi shpërthen në lot pasi nxjerr një foshnje të gjallë nga gërmadha

VIDEO/ Zjarrfikësi shpërthen në lot pasi nxjerr një foshnje të gjallë nga gërmadha

Tentoi të përdhunonte 53 vjeçaren, kapet me hashash i riu në Skrapar

Tentoi të përdhunonte 53 vjeçaren, kapet me hashash i riu në Skrapar

SHBA: Kujdes nga sulmet terroriste në Europë, ja vendet ku duhet të ruheni

Protesta kundër mbetjeve/ Ambasada Amerikane: E organizon opozita. Jini vigjilentë
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com