Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj.
Ndër të tjera, Rama tha se “besoj se të gjithë ne ta bëjmë Shqipërinë, Evropën e Ballkanit Perëndimor, pasi jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë”.
“Si një shtet anëtar i BE, si të formojë kushtet, ndarjen e pushteteve është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës, që ne të shohim të ardhmen në BE. Ndaj besoj se të gjithë ne ta bëjmë Shqipërinë, Evropën e Ballkanit Perëndimor, pasi jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë. A duhet ky bashkëpunim për ta bërë diçka të tillë. Ne jemi të përkushtuar të shohim me sytë e së ardhmes dhe jo të së shkuarës.
Them me bindjen qe ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë. Evropa dhe BE është në momentin për të kuptuar sa ne vendet e Ballkanit jemi të rëndësishëm. Ndaj me ju me shumë sinqeritet që ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim. Tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar, nuk është aq e madhe, por është një fakt që është aty, që pulson dhe jeton”,-u shpreh Rama.