Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në google lajme për mashtrimin, dy indianët marrin shtetësinë

2019/03/22 at 9:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në google lajme për mashtrimin, dy indianët marrin shtetësinë

Shqipëria është përfshirë në një skandal, pasi i ka dhënë shtetësinë dy vëllezërve indianë të këkruar për pastrim parash në shifra që kapin vlerën e rreth 725 milionë dollarëve.

Dy vëllezërit indian Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e Sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara.
Në po të njëjtën kohë autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Por teksa në google gjatë muajit janar mund të gjeje informacion për Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara (sidomos për mashtrimin) ata arrijnë të marrin shtetësinë shqiptare.  Dy vëllezërit indianë kanë marrë pasaportën shqiptare në 6 shkurt të 2018. Por a e ka bërë si duhet punën Ministria e Brendshme në këtë rast? Një përgjigje tani mund të jap vetëm zoti Sandër Lleshaj, i cili është ministër i Brendshëm.

Dy janë procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, parashikuar në ligjin 8389 të vitit 1998.

E para, dorëzimi i aplikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku një prej kushteve themelore parashikuar në nenin 9 për aplikantin është: “Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vite”.

Pikërisht ky kusht nuk plotësohej nga vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, por pavarësisht kësaj, ata e morën nënshtetësinë shqiptare, megjithëse India kishte nisur kërkime në të gjithë botën për t’i arrestuar.

Ka edhe një mënyrë të dytë parashikuar në ligj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Përdorimi i një klauzole në pikën 7 të nenit 9 të këtij ligji, ku parashikohet:

“Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim, edhe në qoftëse nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.

Pikërisht ky nen i ka dhënë mundësi dy shtetasve më të kërkuar në Indi, të anashkalojnë një mori me kërkesa për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Edhe Presidenti i Republikës që reagoi për këtë çështje tha se është zbatuar ky nen. (LEXO LAJMIN KËTU)

Opinion.al pyeti në Presidencë se nga ka ardhur propozimi që dy vëllezërit indianë të marrin shtetësinë shqiptare dhe përgjigjia ishte: Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit./Opinion.al

LEXO EDHE- Në kërkim për mashtrim, Bushati e bëri konsull nderi

Etiketa: Chetankumar SandesaraNitin Sandesara

Ju sugjerojmë

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Para
Çfarë po ndodh me çiftin? Wanda Nara heq Icardin nga Instagrami

Çfarë po ndodh me çiftin? Wanda Nara heq Icardin nga Instagrami

Humbje në Shkodër, kombëtarja zhgënjen ndaj Turqisë

Humbje në Shkodër, kombëtarja zhgënjen ndaj Turqisë

Horoskopi/ Lajme të mira për të dashuruarit, çfarë kanë rezervuar yjet sot

Horoskopi 23 mars 2019

TE FUNDIT

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
24 Nëntor, 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com