Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish – efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Eduart Budini.
Ai akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë, pasi nën kërcënimin e armës së shërbimit tentoi të grabiste një taksist.
Video e kësaj ngjarje u bë publike nga policia, e cila kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit. Budini u prangos nga kolegët e tij në datën 16 Mars, menjëherë pas publikimit të videos.
30 – vjeçari e ka pranuar akuzën. Por ka sqaruar se në atë moment ka qënë i pavetëdijshme për shkak të kosumimit të alkoolit dhe problemeve familjare që kishte.
Madje sipas hetimit, Budini nuk ia ka marrë paratë taksistit, duke ia lënë në makinë. Në seancën e caktimit të masës së sigurisë në gjykatë, ish – polici deklaroi se kishte shkuar disa ditë më vonë për t’i kërkuar falje taksistit Halim Hoxha, por nuk e kishte gjetur.
Ngjarja për të cilën akuzohet Budini kishte ndodhur në Nëntor të vitit 2015, në rrugën “3 Dëshmorët” në zonën e Kombinatit./Klan