Një sherr mes tre personave, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur, raportohet këtë paradite në Korçë.
Sipas policisë, dyshohet se dy vëllezër goditën me sende të forta një tjetër gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se dy vëllezërit i shkuan në banesë shtetasit me iniciale S.S., të cilin e qëlluan dhe më pas i thyen edhe xhamat e makinës.
Sipas informacioneve, i dëmtuari ishte në gjendje të dehur dhe ndodhet momentalisht në sallën e reanimacionit në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet që edhe vëllezërit të kenë qenë të dehur në momentin që dhunuan shtetasin S.S.
Ndërkohë, pritet hetimi dhe zbardhja e plotë ngjarjes.