Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

2025/06/27 at 7:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin duke pritur për të marrë ndihma.


Raportimet për njerëz të vrarë teksa po prisnin të merrnin ndihma janë të fundit në kuadër të një sërë incidentesh vdekjeprurëse që janë raportuar se kanë ndodhur pranë qendrave për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, të cilat janë ngritur nga një fondacion humanitar që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Zëdhënësi i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se 62 palestinezë u vranë të premten nga sulmet izraelite në mbarë territorin palestinez.

Ndërkaq, e kontaktuar nga kjo agjenci lajmesh, ushtria izraelite tha se po i heton këto incidente të raportuara, duke mohuar se trupat e saj kanë shtënë në një nga lokacionet në Gazë ku Agjencia për Mbrojtje Civile në këtë territor tha se një nga personat që po priste ndihma u vra.

Sipas Bassal, gjashtë persona u vranë në jug të Gazës afër një qendre për shpërndarjen e ndihmave që operohet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një tjetër në një incident të ndarë në qendre të territorit. Ndërkaq, tre persona, sipas Bassal u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, ku palestinezët po prisnin për ndihma.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që nga fundi i majit më shumë se 500 persona janë vrarë afër qendrave për shpërndarjen e ndihmës.

GHF-ja ka mohuar se kanë ndodhur incidente vdekjeprurëse në afërsi të qendrave të ndihmës që ky fondacion menaxhon.

GHF, një sistem i ri për shpërndarjen e ushqimit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, nisi shpërndarjen e ushqimeve në Gazë më 26 maj.

Por, Kombet e Bashkuara dhe organizatat kryesore humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ajo është krijuar për të përmbushur objektivat ushtarake të Izraelit.

Ndërkohë, Izraeli po vazhdon bombardimet në territorin palestinez dhe shteti ka thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./rel



Ju sugjerojmë

Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
Kronikë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

11 Nëntor, 2025 2:07 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

11 Nëntor, 2025 12:33 pm
Siria rihap ambasadën në Uashington
Bota

Siria rihap ambasadën në Uashington

11 Nëntor, 2025 11:26 am
Para
Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël

Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore
















TE FUNDIT

Atentati në Rinas, kush është viktima

Atentati në Rinas, kush është viktima
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar në një antenat mafioz pasditen e sotme pranë aeroportit të...

Lexo më shumë

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
11 Nëntor, 2025

Rusia po përdor rrjete kriminale për të sabotuar në të gjithë Evropën, duke rekrutuar kriminelë rusishtfolës nëpërmjet Telegramit. Qëllimi: destabilizimi...

Lexo më shumë

Atentat në Rinas, vritet një person

Atentat në Rinas, vritet një person
11 Nëntor, 2025

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat të regjistruar në rreth rrotullimin...

Lexo më shumë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
11 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve. Në fjalën e tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com