Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në garë për të humbur? Eduart Selami: Nuk do befasohem nëse nuk fitoj

2017/07/05 at 9:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në garë për të humbur? Eduart Selami: Nuk do befasohem nëse nuk fitoj

Kandidati për kryetar të PD-së si dhe deputeti në largim Eduart Selami ka folur sot për mosmarrëveshjet e tij me kreun e ngrirë të opozitës Lulzim Basha dhe vendimin e tij për t’iu futur garës.

Përballë gazetares Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur”, Selami tha se nuk është i befasuar nga humbja e PD-së. Ai deklaroi se ka marrë pjesë në fushatë dhe ka mbështetur kandidatët pavarësisht se nuk ishte në listën e kandidatëve për deputetë. Selami u shpreh se ndodhet në garë për tu dhënë shansin demokratëve të zgjedhin vizionin e ri. Sot, sipas tij PD është më pak demokratike se asnjëherë në 27 vite.

A e prisnit rezultatin e PD?

E kam thënë që ishte humbje e thellë por jo surprizë. Trajektorja e përkrahjes së PD-së ka kohë që ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ndaj e kam ngritur zërin lart. Mendimi im është që pavarësisht nga humbja e thellë nuk jam i befasuar.

Ju nuk reaguat pas listave të Bashës, edhe pse u latë jashtë?

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte koha për fushatë jo për analizë. Kur shpallet një listë, kur vjen një listë atëherë është shumë vonë për të bërë këtë gjë. Kam bërë dhe fushatë, kam mbështetur kandidatët tanë.

Ju thoni që keni marrë pjesë në fushatë, ku konkretisht?

Ishte pak e shkurtër por unë kam qenë dhe jam i caktuar tek njësia 2 në Tiranë. Për shkak të ligjit që është, që mendoj se duhet ndryshuar, është i tillë që mund të lëvizin deputetët. Nga kontaktet që pata me miqtë e mi gjithmonë habitesh nëse fiton kundërshtari.

Ju kur e vendosët që do merrnit pjesë në garë? Ishte spontane apo e menduar?

Ishte e menduar patjetër, në kuptimin që vij për të dhënë një kontribut. Kam qenë gati për të kandiduar dhe në zgjedhjet e kaluara. Por kam biseduar me zotin Basha dhe kam parë tek ai një njeri me vizion dhe ndaj u tërhoqa. Kur nuk e pashë që nuk po ecte, atëherë kam dalë në një deklaratë të fortë. Makina ishte pa frena dhe askush nuk po e çonte në servis. Ka një mospërputhje të gjërave që ai thotë se do të bëhen dhe ato që bëhen.

Përse po e vazhdoni garën?

Sepse për mendimin tim, një tokë e pluguar keq është më mirë se një tokë e papluguar. Basha duhet të jepte dorëheqjen, nisur nga përmasat e humbjes, ta privonte edhe veten nga një kandidim i ri. Po gabon si politikan i ri, por është zgjedhja e tij. Në këtë periudhë të vështirë mendoj tua jap shansin demokratëve të zgjedhin vizionin e ri. Garën nuk e kam me zotin Basha por me vizionin bashkëkohor. Edhe garat e pabarabarta mund të fitohen. Forca e fushatës sime është në modelin që ofroj. 27 vjet janë shumë për të bërë një bilanc. Ka qenë shumë më shumë demokratike PD në fillimet e saj. Sot është më pak demokratike se në fillimet e saj. Edhe atëherë deputetët propozoheshin nga baza, i sillte dega dhe pastaj promovoheshin nga këshilli Kombëtar. Erdhi duke shkuar në zbehje. Totalitarizmi e mundi.

Etiketa: humbjakandidimiselami

Ju sugjerojmë

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16 Shtator, 2025 11:01 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

16 Shtator, 2025 10:26 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
Bota

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

16 Shtator, 2025 9:25 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

16 Shtator, 2025 8:42 am
Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE
Aktualitet

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

16 Shtator, 2025 8:22 am
Para
Këta janë yjet që bëjnë më shumë para në Instagram, ja fitimet marramendëse

Këta janë yjet që bëjnë më shumë para në Instagram, ja fitimet marramendëse

Pas Konventës së LSI, Monika Kryemadhi ka një falenderim për Petrit Vasilin

Pas Konventës së LSI, Monika Kryemadhi ka një falenderim për Petrit Vasilin

Shkodër/ Pas vrasjes, ambulanca nuk ndizet dhe shtyhet me viktimën brenda

Dehen në një lokal në Golem, përfundojnë me thika

TE FUNDIT

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës...

Lexo më shumë

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
16 Shtator, 2025

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan më 16 shtator Izraelin se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim...

Lexo më shumë

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Shtator, 2025

Donald Trump paralajmëroi Hamasin disa orë më parë që të mos përdorë pengjet izraelite për të penguar ofensivën tokësore të...

Lexo më shumë

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
16 Shtator, 2025

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë të ditur në seancën e sotme parlamentare emrat e deputetëve që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com