Deputet i zgjedhur i PD dhe kandidat për kreun e partisë Agron Shehaj, përmes një publikimi në rrjetet sociale shprehet se nën drejtimin e tij në PD do të ketë mundësi për të gjithë.
Ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 13 Qershor ku anëtarësia do të votojë kryetarin, Shehaj publikon një video nga një intervistë me gazetaren Ilva Tare.
Shehaj shkruan ndër të tjera se sot në PD nuk vlerësohet puna, por servilizimi.
“PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet Partia që fiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia. Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurencës së ndershme”, shkruan Shehaj./Opinion.al