Aktualitet

Në fund e prishe/Alibeaj-Spiropalit:Ju deshët Presidentin e Federatës jo më këtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 18/05/22 |
Opi Nion

Në tryezën e sotme mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e Presidenti të ri ka patur edhe batuta që kanë shkaktuar situata humori mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Ka qenë Ministrja e Shtetit për Mardhëdhëniet me Parlamentin ajo që i ka bërë thirrje opozitës për dorëzimin e kandidaturave duke theksuar se është detyrimi i opozitës të dorëzojë disa emra.

Ajo theksoi sillni emra dhe testoni gatishmërinë e mazhorancës për t’i diskutuar ato. Ndërsa Alibeaj iu përgjigj: Nuk jeni për tu testuar në këtë pikë. Ju deshët të merrnit Presidentin e Federatës jo këtë. Kjo deklaratë e tij beri që përfaqësuestit të qeshnin në mbledhje.

“Fjalët i rendisni bukur por në fund na duhet një produkt. Pyetja që lind natyrshëm cila është karta juaj dhe epërsia juaj ndaj nesh që pretendoni se mund t’ju japë ekskluzivitetin në këtë proces. Dhe nëse flasim për komromise duhet të kthehemi edhe te kontrasti. Në rrethana të ngjashme nuk jeni sjellë si po sillemi ne sot. Ju thatë që ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të përfshirë në proces. Ju nuk keni hyrë në këtë proces ende.

Përveç disa shkresave. Nuk keni prodhuar ende as proces të brendshëm dhe produkt për ne. Ne ju ftojmë sinqerisht na jepni dy, tre emra. Këto dy raunde janë ekskluzivitet i juaji në zgjedhje. Jemi të gatshëm që këto emra t’i shohim pa asnjë lloj paragjykimi. Presidenti që kemi në fakt ka qenë i juaji edhe për zgjedhje. I ka përkitur opozitës në të gjitha kuptimet. President më opozitar nuk mund të kishit gjetur. Është detyrimi juaj të prodhoni disa emra dhe të testoni gatishmërinë tonë për ti diskutuar. Ashtu sikur nuk mund të na hiqni ne të drejtën për të dhënë propozimet tona ”, tha Spiropali.

Nga ana e tij Alibeaj tha:  “Me këtë të fundit e prishe. Si më the akemi besim te ju? jo nuk kemi. Ju deshët të merrnit Presidentin e Federatës jo këtë. Nuk jeni për tu testuar në këtë pikë. Frikë nga kamerat nuk duhet të kesh. Ky është detyrim ndaj njerëzve. Nëse nuk e pranoni detyrimin që keni. Nëse keni lëshuar sinjale bashkëpunimi dhe sinjale konsesusi ju përgjigjemi. Ne propozimin na e jep kushtetuta”./Opinion.al

 

Pas