Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri në familjen Berisha, dy variantet e konfliktit me Tunën

2018/11/03 at 12:54 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Sherri në familjen Berisha, dy variantet e konfliktit me Tunën

Konflikti në familjen e vëllezërve muzikantë Berisha, Robert dhe Patris ka qenë kryetema e mediave këto ditë. Pas deklaratës në ekran të bashkëshortit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mban anën e gruas në këtë konflikt të brendshëm familjar, pati shumë komentues, të cilët e konsideruan këtë një deklaratë nga më të fortat që vëllai mund të bëjë për vëllain kaq hapur.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, çifti Tuna-Patris u pyetën nga Ermal Mamaqi për konfliktin e bujshëm mes Tunës dhe Robertit dhe Patrisi u përgjigj se “vëllau është si shkjau (hasmi)”, një shprehje që përdoret në Kosovë.


Por nuk vonoi Roberti me reagimin e tij pas kësaj deklarate. I ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Robert Berisha u shpreh: “Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka, duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, i cili është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Gjithsesi, Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua m’u dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë! Secili ka familjen e vet”, u shpreh Roberti.

I pyetur nëse është mërzitur për fjalët e të vëllait, këngëtari tha ‘Jo’. Pasi sipas tij, të gjithë e dinë se ç’ka bërë ai për familjen.

“Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familjarisht brenda shtëpisë së Berishajve. Nuk është puna që e kemi përjashtuar Tunën, por siç tha dhe Patrisi, brenda Berishajve të gjithë e dinë, janë disa komente në ‘Youtube’, ka dokumente.

Nuk kënaqem prej komenteve. Por ka ca komente të njerëzve që më njohin mua më herët. Dhe e dinë çfarë kam bërë për familjen, për vëllain, që duhet ta bëjë secili për familjen e vet. E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim. Por unë i uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre. Dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete!”, përfundoi Roberti.

SHERRIN MES DY VËLLËZERVE QË SOLLI TUNA

Por cila është e vërteta për të cilën e ka fjalën Roberti dhe të vërtetat për të cilat flitet nën zë në Prishtinë?

Fjalët që qarkullonin në Prishtinë për një konflikt të mundshëm mes dy vëllezërve Robert dhe Patris Berisha dolën në sipërfaqe pas deklaratës që Robert Berisha bëri në emisionin “Rudina”, ku për herë të parë zbuloi arsyen se përse familja e tij nuk flet me Tunën.

Ai u shpreh se për shkak të Tuna Sejdiut, gruas tashmë të Patrisit dhe kunatës së tij, ai nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ditëlindje të nipit.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim, vetëm ajo e ka mirë.

Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tianit. Dhe nuk do të kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, tregoi Roberti gjatë emisionit. Duke sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me familjen e të vëllait.

DY VERSIONET E KONFLIKTEVE BRENDA FAMILJES BERISHA

E pas kësaj deklarate, që u pasua nga ajo më e forta e Patrisit, nisi të qarkullojë lajmi se shkaku i zënkës mes Robertit dhe Tunës është vajza që Roberti ka jashtë martese, një fakt i konfirmuar nga Tuna me postimet e saj.

Siç dihet, Roberti nuk e ka pranuar asnjëherë që ka një vajzë jashtë martese, e cila jeton në Londër me nënën e saj (e cila sipas disa rrëfimeve për mediat më parë është shprehur se nuk ka pasur lidhje, por një one night stand me Robertin para sa ai të njihej me Norën), natë nga e cila erdhi në jetë vajza.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ky fakt ekziston dhe Tuna me nënën e saj janë shumë mikesha të mira. Kjo është arsyeja pse Nora nuk flet me Tunën, edhe pse dikur kanë qenë mikesha të ngushta. Tuna poston shpesh foto të vajzës, duke theksuar mbiemrin e dytë “Berisha” të saj, pas mbiemrit të nënës që vajza mban.

Kujtojmë që këto postime të Tunës vijnë pasi Roberti e ka mohuar në media se ka një vajzë më të madhe jashtë martese dhe vajza e tij e vetme është ajo nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi.

Ndërkohë, është dhe një version tjetër, i hedhur nga një komentues në “Youtube”. Sipas gazetës “Blic”, konflikti mes Tunës dhe Robertit ka kohë që ka filluar.

Me anë të një komenti në “YouTube”, në videon e emisionit “Xing me Ermalin”, një komentues pretendon se është komshi në familjen Berisha. Ai shprehet se Tuna është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve.

Nuk dihet sa i vërtetë është komenti por dimë që Roberti i referohej këtij komenti .

Në komentin e tij ai thotë se Roberti jo vetëm e ka ndihmuar ekonomikisht familjen. Por edhe e ka paguar shkollimin e Patrisit. Po, sipas pretendimeve të komshiut, ka qenë sjellja e keqe e këngëtares, që ka çuar në zënkën e shumëpërfolur mes këngëtarëve. Tuna, shprehet fqinji, “ka përzënë në rrugë prindërit e Patrisit dhe ka uzurpuar gjithë apartamentin e tyre”.

Në këtë koment në “YouTube” thuhet se “Sherrin, zënkat dhe shumë gjëra të tjera i ka shkaktuar Tuna, ‘nusja’ që ushtron dhunë në familje. Familja është viktimë e saj”, shkruhet ndër të tjera në këtë koment./Panorama Plus

Etiketa: patrisirobertitunavariant


Ju sugjerojmë

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti
InstaBIZ

Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti

14 Prill, 2025 7:07 pm
Para
Basha në Korçë: Po arrijmë në nivele afrikane

Basha në Korçë: Po arrijmë në nivele afrikane

Le Figaro: Mafia shqiptare po pret antarësimin e Shqipërisë në BE

Le Figaro: Mafia shqiptare po pret antarësimin e Shqipërisë në BE

Spice Girls kanë lajme të mira për fansat, Victoria Beckham jashtë planeve

Spice Girls kanë lajme të mira për fansat, Victoria Beckham jashtë planeve
















TE FUNDIT

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
30 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur m alarmin për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar,...

Lexo më shumë

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
30 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fllakë të Durrësit. Sipas informacioneve të para...

Lexo më shumë

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”
30 Maj, 2025

Një akt i rëndë është shënuar në Universitetin e Salentos, ku tabela përkujtimore kushtuar Ilaria Sulas, studentja shqiptare 22-vjeçare e...

Lexo më shumë

Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën
30 Maj, 2025

Një telefonatë anonime  ka mbërritur në policinë e Tiranës, e cila njofton vendosje bombe në qendër të Tiranës. Sipas telefonuesit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com