Kronikë

Në dyqanin e ligjshëm shiste armë zjarri kontrabandë, arrestohet pronari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 17/11/21 |
Opi Nion

Një operacion policor i koduar “Kamuflimi” ka vënë në pranga një person që posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë  në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje.

Bëhet me dije se pronari i dyqanit shtetasi Ylli Osmanaj është vënë në pranga dhe tashmë akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Pas