Një foto e shkrepur në samitin e zhvilluar ditën e djeshme në Selanik ku ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osman dhe kryeministri Edi Rama është bërë virale ne rrjet dhe po ashtu ka sjellë reagime të shumta.
Foto nga takimi në fjalë i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë presidentja kosovare, Vjosa Osmani ndërkohë që të shumtë kanë qenë komentet nga ndjekësit.
Sikurse duket në pamje ka një largësi mes Presidentes së Kosovës dhe kryeministrit Rama. Ndryshe nga liderët e tjerë, karrigia e Ramës me atë të Osmanit ka distancë të theksuar.