-Jetë dhe Stil

Ne dhe feja/ E megjithatë besojmë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 29/04/16 |
b.f

Feja ndikon në jetën dhe mënyrën e të menduarit të gjithësecilit prej nesh, ateistë apo agnostikë qofshim. Disa studiues kanë parashikuar që njerëzit do të përfundojnë duke iu larguar fesë.

Të tjerë, si historiani francez, Rene Remond si dhe teologë të ndryshëm, mendojnë që feja nuk do të zhduket, por do të transformohet. Në fund të fundit, buda nuk ishte budist, Jezusi nuk ishte kristian dhe Muhamedi nuk ishte mysliman Nuk ka më fe.

Sa herë e kemi thënë, seriozë apo të buzëqeshur, përballë sjelljeve që nuk i miratojmë. Në të vërtetë, duam apo jo, feja ndikon në mënyrën e të menduarit dhe të sjellurit, në të gjithë botën. Domethënë që feja është, që çke me të: sot, ashtu sikurse në lashtësi, hyn në aspekte të ndryshëm të jetës sonë, cilido qoftë Zoti që nderojmë.

Dhe, për sociologët, kjo gjë është e vërtetë edhe për ateistët madje. Po sa na kushtëzon? Dhe përse në botë, më shumë se 80 përqind e njerëzve identifikohen me një grup fetar? Natyrisht, nuk ekzistojnë përgjigje të drejta apo të gabuara: secili ka të tijën. Ngahera, njerëzit u janë drejtuar herë forcave të natyrës, herë qiellit e herë tokës për të gjetur rehati, siguri, përgjigje ndaj pyetjeve të fatit, jetës, vdekjes: “Si kemi mundur të takohemi, ti dhe unë, në mesin e më shumë se 7 miliardë qenieve njerëzore?”; “Përse ajo sëmundje goditi atë dhe jo mua?”; “Kush bëri të mundur që gjërat të shkojnë në këtë mënyrë?”…

Themeli i shoqërive Mircea Eliade (1907­1986) studiuesi më i madh i besimeve fetare i të gjithë kohërave, thoshte se besimi fetar është i pandarë nga njeriu dhe ka kushtëzuar zhvillimin mendor të tij: kështu, besimtari tipik lindor është i qetë dhe i shkëputur, i përqëndruar tek një botë përtej asaj reales, ndërkohë që besimtari perëndimor, është i detyruar brenda kufijve të një etike sjelljeje shumë të inkuadruar dhe precize.

Duke qenë se kushtëzojnë individët, është e natyrshme që fetë të ndikojnë edhe shoqëritë dhe ligjet e tyre. India është një shembull: është vendi me numrin më të madh të bagëtive në botë, por Kushtetuta e pothuajse të gjithë shteteve rajonalë të saj e ndalon therjen e tyre.

Eshtë një ligj i miratuar nga shteti por i diktuar nga feja, ftur i fesë budiste dhe jainiste, vegjetariane dhe jo e dhunshme.

Ndërsa në Perëndim, ndikimi i Vatikanit dhe prania fizike e Papës ndihen mbi të gjitha në mungesën e disa normave: ato për miratimin e martesave të homoseksualëve, eutanazinë dhe për të lejuar pjellorinë e asistuar edhe për çiftet që nuk lindin apo me sëmundje gjenetike.

Nuk është për t’u habitur: në mijëra vite histori, feja ka kushtëzuar deri edhe strukturën e shoqërive tone, si dhe mënyrën tonë të të folurit.Në fund të fundit, e dimë që për të transformuar katër shtëpi në një fshat, mjafton një kishë në një shesh. Jo rastësisht, në Francën lindore, ku mbizotëron kultura luterane, për të treguar që gjërat janë rikthyer në vendin e tyre, është zakon të thuhet: “Kemi rivendosur kishën në mes të fshatit”.Cështje rregullashSigmund Freud e konsideronte marrëdhënien mes Zotit dhe besimtarëve, njësoj si atë mes një babai dhe bijve të tij, por pikërisht kjo marëdhënie, thoshte krijuesi i psikanalizës, i kishte bërë ata “bij” më pak të përgjegjshëm.

Pasi kanë zbuluar se babai, pasi u bërtet, gjithmonë i fal, fëmijët nuk frenohen shumë më pas, për të shkelur rregullat: në të njëjtën mënyrë, të sigurtë për faljen, edhe të krishterët janë të prirur të mbyllin një sy për veprime jo shumë të drejtë.Sidoqoftë, kristianizmi ka lënë nuanca kulturore të ndryshme në vende të ndryshëm europianë: në Francë, e mbytur prej kulturës Janseniste (rrëfimi i lindur në shekullin XVII), apo në Anglinë protestante, zgjedhja mes Zotit dhe djallit është drastike dhe më se e qartë: kush gabon paguan, pa kompromise.

Dhe politikanët e dinë mirë. Ashtu si një prind i vërtetë, një Zot­baba mund të vlerësojë, dhe në fakt kush sillet mirë e di gjithmonë që për të ka në të ardhmen diçka të mirë. Për të krishterët, çmimi është bekimi i përjetshëm, por edhe induizmi garanton një lloj “shpërblimi spiritual”, i ashtuquajturi karma, i lidhur ngushtësisht me sistemin e kastave indiane.Kthesa ekonomikeSipas sociologut Max Weber, në bazë të kësaj doktrine të meritës, përmes migrimeve të ndryshëm të shpirtit, hindutë që u përkasin kastave më të ulëta mund të aspirojnë që të ngjiten në hierarki përmes rimishërimeve të mëvonshëm.

Studiuesi gjerman ka folur gjithashtu i pari për ekzistencën e një lidhjeje të fortë mes fesë dhe ekonomisë: ai thoshte se kalvinizmi kishte ndikuar në lindjen e kapitalizmit, modern. Në fakt, besimtarët ndiqnin suksesin ekonomik, sepse e konsideronin si shenjë të miratimit hyjnor. Pra, edhe si garanci e shpëtimit të tyre pas vdekjes. Në të njëjtën kohë, teologjia e lirimit, një rrymë e mendimit katolik që është zhvilluar në Amerikën Latine shekullin që kaloi, duke luftuar kundër varfërisë dhe globalizimit ka sjellë ndryshime të dukshëm ekonomikë mes atyre popullsive.

Atëherë, çfarë të ardhmeje do të kenë besimet e ndryshëm në botë? Disa studiues kanë parashikuar që njerëzit do të përfundojnë duke iu larguar fesë. Të tjerë, si historiani francez, Rene Remond si dhe teologë të ndryshëm, mendojnë që feja nuk do të zhduket, por do të transformohet. Në fund të fundit, buda nuk ishte budist, Jezusi nuk ishte kristian dhe Muhamedi nuk ishte mysliman. /Focus/Përshtatur në shqip nga bota.al

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas