Aktualitet

Në debat me Bushatin/Ndërhyn Tabaku,Rama:Mos më nxirrni nga lëkura se do shihni..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 23/02/22 |
Opi Nion

Kanë vijuar që prej fillimit të mbledhjes mes kryeministrit Rama dhe kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorë Jorida Tabaku.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga deputeti i PD, Helidon Bushati, ndërsa po i përgjigjej këtij të fundit kryeministri u ndërpre nga Tabaku.

Rama ka reaguar sërish dhe kërkoi t’i respektohej fjala teksa tha se ka shkuar në Komision si dëshmitarë dhe nëse do ta “nxirrnin nga lëkura” do shihnin atë që kanë parë gjithmonë dhe që nuk u shijon.

Debati:

Bushati: Asnjëri nuk k arritur të na japë një bazë ligjore për një procedurë ligjore që nuk publikohet. Nuk ka asnjë bazë ligjore që një koncesion të jepet pa publikim, konkurrim. Po të mbingarkojnë me letra kot, nuk dua të të lodh.

Rama: Po shikoja diçka tjetër e s’po kërkoja këtë që po thua. Ju jeni aty se s’dini se çfarë thoni.

Bushati: Jemi përballë një procedure pa publikim, subjektet pa eksperiencë, me të njëjtat pronarë

Rama: Imagjinoni tani që nga gjithë kjo tablo kaq dramatike, ka dalë një Shqipëri shumë më e pastër. Me gjithë këto procedura me njerëz pa eksperiencë, njerëz me amnezi, (Tabaku e ndërpret), e lash se të pret fillin e mendimit me sëpatë. E lash, iku tani. Unë kam ardhur si dëshmitar, nëse ju doni të më nxirrni nga lëkura do shihni gjënë që keni parë gjithmonë dhe s’është se ju shijon. Po ti pse hyn tani, ku hyn kjo tashi.

Pas