Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Damask rreh zemra e botës

2016/02/08 at 11:40 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Në Damask rreh zemra e botës

Zemra e botës arabe ka humbur pavarësinë dhe është shndërruar në një fushëbetejë ndërkombëtare. Gjaku sirian, që ka pesë vite që derdhet, është përdorur sërish për të nënshtruar rajonin dhe për ta privuar nga çfarëdolloj strukture kombëtare. Dhe kush kërcen nën ritmin e bombardimeve ruse, u ngjan atyre që bënin të njëjtën gjë gjatë atyre amerikane në Irak. Në Siri janë bashkuar hajdutët e të gjithë botës, për të ndalur rrahjen e zemrës arabe. I vetmi horizont i dukshëm përtej kësaj hapësire vrasjesh është një tepri vdekjeje, shkatërrimi dhe aktesh çnjerëzore. Siria është transformuar në një skandal global, është vendi ku duan të varrosin vlerat njerëzore dhe mjeti me të cilin duan të asgjësojnë të gjithë botën arabe.


Nga Elias Khoury

Një herë e një kohë, Damasku njihej si “zemra e panarabizmit”, dhe ishte një pikë e vërtetë referimi për të kuptuar se si do të zhvillohej fati i rajonit. Në momentin e humbjes në luftën 6-ditore të 1967-ës, kur kryeqyteti sirian zbuloi ndërgjegjen e vet politike, partita Baath ishte tashmë në pushtet dhe shumë shpejt do e dorëzonte vendin në duart e Assadëve.

Që atëherë, rrahjet e zemrës kanë filluar të dobësohen dhe të vetmit tingujt që do të dëgjonim në vazhdim, ishin sloganët e pamend, shenjë e krizës në të cilën ishte zhytur bota arabe. Damasku, që në vitet pesëdhjetë kish qenë i famshëm për gjallërinë e tij politike, do të transformohej në një zemër të lodhur e të shuar, pseudonimi i të cilit, i konvertuar në zbrazëti retorike, do të shkaktonte vetëm siklet dhe sarkazmë.

Një zemër pa panarabizëm dhe një panarabizëm pa zemër! Pas një tjetër grushti shteti në 1970, oficerët dhe agjentët e sigurisë e futën përfundimisht Damaskun në morsën vdekjeprurëse të diktaturës, çmimi i përgjakshëm i të cilës u pagua edhe nga palestinezët dhe libanezët. Zyrtarët e regjimit, më pas vunë në zbatim përvojën e tyre në masakrat e Hamas, në vitin 1982, duke e katandisur Sirinë në një grumbull rrënojash dhe burgjesh.

Por këto masakra nuk ishin gjë tjetër, veçse prova gjenerale e një masakre epokale, me të cilën partia Baath kurorëzoi historinë e vet në dy vendet ku ishte në qeveri: Iraku, pasi pësoi goditjen amerikane dhe ra në marrëzinë sektare dhe fondamentaliste, ndërkohë që fati i Sirisë është një paralajmërim i qartë drejtuar popujve të tjerë, se çfarë u ndodh nëse u nënshtrohen diktaturave.

Nëse mendojmë se, ajo që ndodh sot në Siri paralajmëron fatin e vendeve të tjera arabe, atëherë slogani “Damasku, zemra e arabizmit” merr sërish kuptim. Një zemër në agoni mbi një tryezë, atë të Gjenevës, përreth të cilës janë ulur burracakë, që lë të kuptohet për fundin e një qeverie arabe dhe dorëzimin e vendit, pasi t’ia shkëpusin popullit të tij, në duart e fuqive të huaja.

Zemra e botës arabe ka humbur pavarësinë dhe është shndërruar në një fushëbetejë ndërkombëtare. Gjaku sirian, që ka pesë vite që derdhet, është përdorur sërish për të nënshtruar rajonin dhe për ta privuar nga çfarëdolloj strukture kombëtare. Dhe kush kërcen nën ritmin e bombardimeve ruse, u ngjan atyre që bënin të njëjtën gjë gjatë atyre amerikane në Irak. Në Siri janë bashkuar hajdutët e të gjithë botës, për të ndalur rrahjen e zemrës arabe.

I vetmi horizont i dukshëm përtej kësaj hapësire vrasjesh është një tepri vdekjeje, shkatërrimi dhe aktesh çnjerëzore.

Siria është transformuar në një skandal global, është vendi ku duan të varrosin vlerat njerëzore dhe mjeti me të cilin duan të asgjësojnë të gjithë botën arabe.
Kortezhi funebër i Gjenevës.

Mes përgjegjësve nuk janë vetëm ata që janë angazhuar në shkatërrimin, ose më saktë regjimi dhe alter egoja e tij (fondamentalistët e Shtetit Islamik), Irani, shtetet e Gjirit, Turqia, Egjipti, SHBA dhe Rusia. Janë edhe elitat politike siriane, që nuk kanë ditur t’u bëjnë ballë të bashkuar kundërshtarëve të tyre, duke shtyrë drejt fitores shpërthimin popullor sirian, me kërkesat e tij fisnike për liri, dinjitet dhe drejtësi sociale.

Në Gjenevë, bota ka parë funeralin e Sirisë në një kortezh të udhëhequr nga një fantazmë, regjimi i Bashar al Asadit, që shijon paraprakisht fitoren pasi ka shitur vendin, në këmbim të një pushteti fiktiv. I rrethuar nga hajdutë që vijnë prej të katërta anëve të tokës, Asadi dëshiron të shpallë një zgjidhje, e cila do të jetë vetëm preludi i një lufte pa fund.

Kjo ceremoni funebre e paturpshme tregon se bota arabe ka prekur fundin, duke çuar në përmbushjen e humbjes arabe të qershorit 1967, kur me një slogan të çmendur thuhej që Izraeli kishte dështuar, për aryse se nuk kish qenë në gjendje të përmbyste regjimet arabe.
Bie shteti, por jo regjimi. Eshtë kjo filozofia e fashizmit baathist që ka sjellë shkatërrimin total në Siri dhe në Irak, ku regjimi është shembur, por me një çmim – dhe këtu qëndron gjenialiteti i diktaturës – i cili ka tejkaluar çdo kufi.

Funerali i zhvilluar në Gjenevë na thotë se ka patur “tokë të djegur”, por popujt dhe kultura e këtij rajoni janë mbi shkatërrimin, dhe duhet të gjejmë një fillim të ri, për të mos u asgjësuar.

Ky është realiteti i hidhur, por nuk mund të lejojmë sirianet dhe sirianët, sado të dëshpëruar, që të braktisin ëndrrën që kish mbushur rrugët me thirrjen për liri.
Një thirrje që shpall fillimet në epokën e fundeve, thirrja e përhapur nga zëri i Qashushit, këngëtari nga Hama që diktatura nuk arriti ta heshtë, edhe pse e vrau. Kjo thirrja në fton të ringrejmë gjithçka, duke nisur nga mbrojtja e mbijetesës.

Vdekja rrethon gjithçka, dhe politika e fuqive të mëdha, me zbrazëtinë e saj skandaloze të vlerave, është varri i politikës. Ndërsa në botën arabe, skandali janë diktaturat dhe fakti që revolucionet janë reduktuar në hi, Të gjitha këto kundër një populli, tragjedia dhe dhimbja e të cilit janë bërë universale. Sot, në Siri vlerat njerëzve i janë nënshtruar provës më ekstreme, të shkelura prej hajdutëve të një regjimi global, i cili është peng i kapitalizmit më të egër dhe një regjimi arab që rrezikon të shpërbëhet.

Jemi bërë të gjithë sirianë. Ndërgjegja nuk u flet vetëm arabëve, por të gjithë atyre që besojnë në drejtësi dhe liri.

Bashkë me sirianet dhe sirianët, vdesim edhe ne, të dëbaur nga shtëpitë tona, të braktisur në të ftohtë, të uritur, të poshtëruar dhe të rrezikuar prej bombardimeve.

Të gjithë jemi shkelur prej diktaturës dhe prej çmendurisë së fondamentalistëve.
Jemi të gjithë atje, në Siri, domethënë këtu. Zgjedhja jonë e vetme është të ripohojmë vlerat njerëzore, duke u frymëzuar prej thirrjes së fëmijëve të Deraas, vdekja e të cilëve vrau fëmijërinë në këtë botë të pamëshirshme.

Al Quds al Arabi – Në shqip nga Bota.al



Ju sugjerojmë

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

13 Qershor, 2025 9:49 am
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?
Bota

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

13 Qershor, 2025 9:47 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kryesore

Grabitën taksistin dhe një punonjës karburanti/ Pranga 23-vjeçares, në kërkim…

13 Qershor, 2025 9:40 am
Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë
Bota

Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

13 Qershor, 2025 9:38 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

Trump ishte në dijeni të sulmeve ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 9:30 am
Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë
Bota

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

13 Qershor, 2025 9:26 am
Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona
Kronikë

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

13 Qershor, 2025 9:07 am
Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës
Bota

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës

13 Qershor, 2025 9:03 am
Para
12 fotot më të bukura të udhëtimeve

12 fotot më të bukura të udhëtimeve

Policia: Në fundjavë 100 të arrestuar, kapen armë, drogë dhe 150 mijë euro (video)

Policia: Në fundjavë 100 të arrestuar, kapen armë, drogë dhe 150 mijë euro (video)

Zuckerberg një nga katër njerëzit më të pasur në botë

Zuckerberg një nga katër njerëzit më të pasur në botë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
13 Qershor, 2025

Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
13 Qershor, 2025

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se nuk kishte përfshirje ose ndihmë të Shteteve të Bashkuara në sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
13 Qershor, 2025

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. “Nuk kam...

Lexo më shumë

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?
13 Qershor, 2025

Spekulimet rreth një sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit kanë qarkulluar prej vitesh, por ato u intensifikuan ndjeshëm ditët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com