Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në cilat profesione do të keni sukses bazuar në shenjën e horoskopit?

2017/08/30 at 1:22 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 8 min
A A
Në cilat profesione do të keni sukses bazuar në shenjën e horoskopit?

Nëse çdo ditë ulesh në tavolinën e punës dhe mendon se e urren atë, atëherë duhet të shohësh datën e lindjes. Ashtu si në çdo aspekt të jetës, data e lindjes që përkon edhe me shenjën e horoskopit tregon për gjërat që kanë ndikim në karrierën tuaj- dhe natyrisht cila punë është më e mira për ju.


Shenja së cilës i përkisni tregon çfarë punonjësi jeni, çfarë ju nxit në mjedisin tuaj të punës etj.

Dashi (21 mars-19 prill)
Dashi është natyrë lideri, si pasojë ai e kupton më lehtë se autoriteti i bën të jenë shefa shumë kërkues. Por kujdes: Ju nuk jeni më i miri në punën për t’u bërë shef, për pasojë irritoheni nga kufizimet që ju dalin përpara. Mos u mërzit Dash, do të ngjitesh lart. Vetëm mos u dorëzo, çoje në fund çfarë ke nisur. Duke qenë se keni aftësi ndërpersonale shumë të mira, për ju është e rëndësishme që gjithçka që nisni ta çoni deri në fund. Ju tentoni të filloni shumë projekte, por shumë nga ato nuk i përfundoni vetë. Ju kujdeseni që gjithmonë të keni nga pas një skuadër të mirë miqsh dhe kolegësh që ju mbështesin: Ata marrin idetë tuaja të guximshme dhe i mbajnë për të ecur përpara.
Karriera ideale: Çdo gjë që ka të bëjë me garën apo fizikun është rruga e drejtë për ju. Mendoni: guida në natyrë, trajner personal, atlet, apo të punoni në organizime sportive. CEO apo profesione të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin nuk janë më pak të arritshme, ju pëlqen të jeni nën kontroll të gjithçkaje dhe të bëni më të mirën duke ofruar njohuritë tuaja në mbështetje të ekipit.

Demi (20 prill-20 maj)
Si njerëz që punoni shumë, jeni praktikë, duke e bërë ideal vendin tuaj të punës dhe mund të manovroni me lehtësi nga ndjekës në udhëheqës në çdo situatë. Ju jeni më të prirur për të udhëhequr, por megjithatë, ju e dini nga eksperienca personale që puna e vështirë dhe përkushtimi ju bëjnë lojtar të madh të ekipit, edhe pse natyra juaj kokëfortë mund t’ ju pengojë në disa situata. Kur bëhet fjalë për konflikte dhe projekte në punë ju duhet të ndërmerrni disa beteja.
Karriera ideale: Një nga shenjat më të besueshme dhe punëtore, ju do të ecni shumë nëse punoni në një mjedis ku shpërblehet këmbëngulja dhe përkushtimi. Punët si luleshitës, dekorues ambientesh, në industrinë ushqimore ose shitjet e gjërave luksoze, janë ato që ju përshtaten më shumë dhe nxjerrin në pah dy gjërat që pëlqeni më shumë: të bukurën dhe një rutinë të qëndrueshme. Demi është gjithashtu shumë i kujdesshëm me paratë (këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur) dhe mund të japë këshilla shumë të mira në lidhje me financat, kjo i bën ato të përshtatshëm për karrierë në fushën bankare dhe ekonomi).

Binjakët (21 maj- 20 qershor)
Binjakët progresojnë në mënyrë shumë të shpejtë, në mjedise stimuluese që ofrojnë shumëllojshmëri dhe mundësi për të ndërvepruar në shumë gjëra. Ju mund të lëvizni në gjithçka me shpejtësi të madhe, por kini kujdes: kjo do të thotë gjithashtu që edhe mund të mërziteni shpejt, nëse nuk u jepet një listë me detyra të ndryshme për t’u realizuar. Thjesht kujdesuni të mos futeni në mjedise pune të lodhshme dhe do të jeni gjithmonë të lumtur.
Karriera ideale: Çdo gjë që kërkon transmetim informacioni dhe të mbajturit e një qëndrimi në tema të ndryshme është karriera ideale për Binjakët, kështu mësimdhënia dhe komunikimi janë ideale për ju. Ju jeni mendërisht aktiv dhe dëshironi të merrni pjesë në aspekte të ndryshme të një projekti, kështu që përshtateni si menaxher projekti ose udhëheqës në projekte publiciteti.

Gaforrja (21 qershor-22 korrik)
Gaforret janë shenjat më tradicionale dhe të kulturuara të zodiakut, kështu ato kanë nevojë për një shembull për të udhëhequr dhe mund të mbajnë përgjegjësi më lehtë. Ju përkufizoheni si kujdestar dhe jeni të përshtatshëm në punë ku jepet mundësia të jepni këshilla dhe të zgjidhni probleme. Ju nuk mund të bëni karrierë në punë në të cilat nuk mund të dalloheni nga të tjerët. Keni gjithmonë nevojë të lavdëroheni për rezultatet e arritura. Prandaj sigurohuni që në çdo punë që bëni të merrni motivimin e duhur nga menaxherët.
Karriera ideale: Gaforret janë dado ideale, por gjithashtu mund të jenë edhe punonjës social shumë të mirë. Përshtaten shumë mirë në sektorin e burimeve njerëzore, gjykatës, mësues dhe drejtorë ekzekutivë. Kujdesi shëndetësor dhe mirëqenia janë pjesë jetësore shumë të rëndësishme për këto shenja, kështu që çdo gjë që ka të bëjë me këto fusha, si dietolog apo nutricionist, janë profesione shumë të përshtatshme për to.

Luani (23 korrik- 22 gusht)
Luanët pëlqejnë shumë të bien në sy dhe të jenë në qendër të vëmendjes, por jo në kuptimin “më shihni mua”, thjesht duan t’ i frymëzojnë të tjerët duke qenë më të mirët. Mësimdhënia dhe politika janë fusha në të cilat përshtaten natyrshëm. Ata janë shefa pothuajse gjithmonë. Ata janë në garë edhe me ekipin e tyre.
Karriera ideale: Siç u tha edhe më sipër, mësimdhënia dhe politika janë profesione ku përshtateni më së miri, çdo gjë që ka të bëjë me të tjerët për ju është zbavitëse. Gjithashtu profesione si aktrimi, kompozimi, regjisura dhe stilimi, zgjojnë interes tek ju. Jeni gjithashtu liderë të lindur, kështu pozicioni i CEO-s apo drejtuesit nuk janë të paarritshëm për një luan.

Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)
Virgjëreshat, përveçse perfeksioniste, janë gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Si drejtues jeni gjithmonë të vëmendshëm dhe të mëshirshëm. Si shef jeni praktik dhe mbrojtës, duke kërkuar më të mirën te të tjerët. Keni tendencën të sforconi veten më shumë se të tjerët, kështu keni gjithmonë nevojë për këshilla për të mos humbur çdo herë në detaje. Ju jeni në thelb punonjësi ideal.
Karriera ideale: Virgjëreshat kanë memorie fantastike dhe perfeksionizmi që i karakterizon i bën të manovrojnë edhe kur ka sasi të madhe informacioni edhe kur emocionet janë të larta. Ata janë shumë të mirë në shërbime dhe në industrinë e kujdesit, si në drejtimin e dyqaneve, banakier dhe terapist. Ata gjithashtu shkëlqejnë në çdo fushë që ka të bëjë me kërkimin dhe statistikat, editues, hetues në kërkimin e fakteve, teknik, përkthyes ose dedektiv.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Peshoret janë shumë sociale dhe të përshtatshme t’i bëjnë njerëzit bashkë, kështu ju jeni ndërmjetës shumë i mirë si brenda edhe jashtë zyrës. Shenja e ekuilibrit, bën që t’i lexoni njerëzit dhe të kuptoni gjithmonë çfarë duan. Këto aftësi mund t’i përdorni si avantazh në çdo punë apo karrierë: diplomaci, asistent, broker, këshilltar, agjent shitjesh etj.
Karriera ideale: Përfaqësohet nga shkallët e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Jeni njeri që i prekni njerëzit në zemër, kështu puna me të tjerët është thelbësore për lumturinë tuaj, mendoni spitalet, shërbimet e klientit, diplomatët, agjentët e udhëtimit, madje përshtateni shumë mirë edhe si organizator dasmash.

Akrepi (23 tetor- 21 nëntor)
Askush nuk mund të mbajë një sekret më mirë se sa ju Akrep dhe kjo është diçka që ju mund ta përdorni në karrierën tuaj, nëse jeni në pozicione që kërkojnë maturi. Ju shkëlqeni në organizata që merren me inteligjencën, sekrete të nivelit të lartë, dokumente konfidenciale ose mallra shumë të shtrenjta. Ju pëlqejnë sfidat dhe të hetoni. Intensiteti me të cilin punoni është legjendar dhe ju bën të përshtateni në fusha të ndryshme, por më e mira që mund të bëni dhe ku i lini të tjerët pas, janë operacionet apo mjekësia. Mendojeni veten si agjenti mjeko-ligjor që arrin i pari në një skenë krimi. Karriera ideale: Siç u tha, ju mund të jeni në shtëpi, në një sallë operacioni ose një agjent sekret. Mund të punoni shumë mirë në menaxhimin e krizave (mendoni që duhet nivel i lartë fshehtësie). Jeni të mirë me menaxhimin e burimeve dhe logjistikën, si edhe mund të jeni shef finance i shkëlqyer.

Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)
Shigjetarët kanë aftësi të bisedojnë me të tjerët, duke i ngritur moralin. Punojnë shumë si lojtar i ekipit, përshtaten me ndryshimet dhe u japin kurajë të tjerëve të punojnë në profesionet ku ndihen të lumtur. Përkthimet? Ju jeni shumë i mirë në çdo gjë kur është fjala për të punuar.
Karriera ideale: Adhuroni udhëtimet dhe të mësoni nga njerëzit në çdo pjesë të botës, kështu që çdo punë e lidhur me industrinë e udhëtimeve ju përshtatet shumë mirë apo edhe çdo punë tjetër që ju detyron të udhëtoni gjatë gjithë kohës, mendoni punë që kanë të bëjnë me konsulencën apo turizmin. Duke qenë se pëlqeni shumë të frymëzoni të tjerët, jeni shumë i mirë si mësues, lideri i programeve për të rinj apo të punoni në punë vullnetare.

Bricjapi (21 dhjetor-19 janar)
Bricjapët janë serioz, pragmatik dhe të organizuar, por aspak të mërzitshëm. Ju keni karizmën dhe entuziazmin e udhëheqësit të skuadrës. Nuk ndiheni të frikësuar apo të mërzitur nga autoriteti, e dini që duke punuar fort, me ambicie dhe angazhim, mund të arrini majat (që është, gjithmonë, qëllimi juaj final, nuk ka rëndësi në cilën fushë). Thjesht kujdesuni të bëni edhe gjëra të tjera. Bricjapët konsiderohen si njerëz të fiksuar pas punës.
Karriera ideale: Bricjapët janë shumë të mirë si menaxherë ose administratorë. Produktiviteti dhe aftësitë menaxhuese janë të jashtëzakonshme dhe ju pëlqen të punoni më shumë në korporata që japin mundësinë të ngjiteni në karrierë. Ju gjithashtu mund të jeni inxhinierë të shkëlqyer, arkitekt dhe dizenjues, si njeri që i kushtoni rëndësi çdo detaji.

Ujori (20 janar-18 shkurt)
Ujorët janë shpirt i lirë. Por mos bëni gabim të trilloni për këta punëtorë fluturues, ata janë shumë punëtorë, edhe pse me sjellje jo të zakonshme (p.sh. nëse nuk i zë gjumi, në mes të natës ata merren me një projekt dhe në mes të ditës pasi kanë mbaruar punën, marrin një sy gjumë). Ata janë socialë, por edhe të vetmuar, duke i bërë të përshtatshëm të merren me punë grupi si edhe me punë individuale. Kanë tendencën të japin mendimin e tyre me idenë e parë “të krisur” që u vjen në mendje.
Metodat tuaja të pazakonta mund të jenë shumë tërheqëse për ata që pëlqejnë të qëndrojnë pranë një gjeniu kreativ si ju, që do të thotë që jo të gjithë ju quajnë të marrë.
Karriera ideale: Shkencat apo teknologjia (nëse mund të eksploroni teori ose aplikime të reja), grafik dizajnera ose fotograf dhe çdo projekt menaxhimi, ju gjeni gjithmonë mënyra të reja për t’ i bërë gjërat. Gjithashtu jeni sipërmarrës ideal ose kontraktues i pavarur dhe punoni sipas orareve tuaja.

Peshqit (19 shkurt- 20 mars)
Peshqit janë aq fleksibël sa mendohen të parët kur bëhet fjalë për forcën punëtore. Ju nuk shqetësoheni t’u tregoni të tjerëve kush jeni, shqetësoheni vetëm të bëni më të mirën e mundshme. Ju mund të lundroni në një numër të madh profesionesh, por jeni më të lumtur kur gjeni një punë që i shërben ndjeshmërive tuaja. Jeni të dhembshur dhe keni shumë intuitë, duke ju bërë të përshtatshëm në art dhe mjekësi.
Karriera ideale: Çdo gjë që ka të bëjë me kujdesin shëndetësor, ku ju mund të shëroni të tjerët. Mund të bëheni mjek, infermierë, fizioterapist, psikolog si dhe kanë një talent të veçantë për sporte.



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Flet ish bashkëshortja e Buffon: Si e mësova tradhëtinë e tij

Flet ish bashkëshortja e Buffon: Si e mësova tradhëtinë e tij

Zbulohet më në fund ideatorja e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”

Zbulohet më në fund ideatorja e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”

Fjalët e para të Princeshës Diana në momentin e aksidentit

Fjalët e para të Princeshës Diana në momentin e aksidentit
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com