Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në burg me Rjepajn/ Rrapaj për ish-zv.ministrin: Prej 15 muajsh ndajmë të njëjtën rezidencë, tani e njoh 

2024/11/11 at 1:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në burg me Rjepajn/ Rrapaj për ish-zv.ministrin: Prej 15 muajsh ndajmë të njëjtën rezidencë, tani e njoh 

Në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar që të ketë pasur raporte miqësore me ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. 

Gjatë fjalës së tij, Rrapaj ka thënë se tani mund të thotë se e njeh ish-zv.ministrin pasi thotë se ndajnë të njëjtën rezidencë (referuar burgut) prej 15 muajsh. 

Në lidhje me koncensionin e “Sterilizimit”, Rrapaj ka theksuar se është vendosur në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me të tjerët kishin vendosur që të tentonin të merrnin pjesë në garë. 

Albana Vokshi: A e njihni shtetasin Klodian Rrjepaj? 

Ilir Rrapaj: Për shtetasin Klodian Rrjepaj, do më lejoni ta ndaj në 2 faza dëshminë time. Për Klodian Rrjepaj, deri para 1 viti, kisha dijeni se çfarë ishte dhe kush ishte, pra në momentin e arrestimit. Kam tashmë 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë, tani edhe mund të them se e njoh. 

Albana Vokshi: A ishit miq apo jo? 

Ilir Rrapaj: Fjala mik ka një përkufizim të veçantë në konturet e shqiptarizmit, të kesh mik është një gjë e rrallë. Kam fatkeqësisht bindjen dhe të dëshmuar se ky term është më i abuzuari me dashje apo padashje. Nuk kam asnjëlloj miqësie apo njohje, ashtu sikurse ju thashë, udhëtimi im formativ e shkollor dhe akademik, është i largët nga udhëtimi i zotërisë. 

Albana Vokshi: Nuk e njihni nga afër? 

Ilir Rrapaj: Jo, nuk e njoh. Nuk e kam njohur në atë periudhë. Vinte nga një fakultet tjetër. E kam takuar pas 20 vjetësh. 

Albana Vokshi: Kur u njohët? 

Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë zyrtarisht në momentin e një aktiviteti të zhvilluar nga qeveria shqiptare. E kam takuar nga afër dhe që kemi shkëmbyer kredincialet në një aktivitet publik tek Pallati i Kongreseve. 

Albana Vokshi: Në cilin vit? 

Ilir Rrapaj: Diku nga 2013-2014, pas zgjedhjeve parlamentare, është bërë një aktivitet ku nëpërmjet disa personave e kam takuar. 

Albana Vokshi: Për çfarë keni folur? 

Ilir Rrapaj: Kam folur duke filluar me komplimentat që i kam bërë zotërisë për karrierën, i kam thënë “komplimente për karrierën dhe për vendin sfidues në kohë të vështira”. 

Albana Vokshi: A keni folur për koncensionin e sterilizimit? 

Ilir Rrapaj: Jo, absolutisht jo. 

Albana Vokshi: Si u vutë në dijeni për koncensionin e sterilizimit? 

Ilir Rrapaj: Jam vendosur në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me ortakët e tjerë kishin vendosur që të tentonin të merrnin pjesë në garë. 

Sjellim në vëmendje se Prokuroria gjeti lidhje miqësore mes Rrapajt dhe ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë në atë kohë, Klodian Rjepaj, i arrestuar si dhe udhëtime dhe kontakte me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj (i arrestuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për “Sterilizimin”). 

Për hetuesit, ata duhet të kishin shmangur veten nga procedurat e koncensionit të “Sterilizimit”, por nuk e kanë bërë duke favorizuar biznesmenin. Nën hetim për këtë dosje janë gjithashtu edhe 6 ish-zyrtarë të tjerë./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
“Maduro të kërkojë azil në Turqi”, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump
Bota

“Maduro të kërkojë azil në Turqi”, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump

4 Janar, 2026 11:44 am
Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve
Aktualitet

Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve

4 Janar, 2026 11:27 am
Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij
Bota

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

4 Janar, 2026 10:23 am
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York

4 Janar, 2026 10:11 am
Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri
Bota

Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri

4 Janar, 2026 10:07 am
Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut
Bota

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

3 Janar, 2026 11:13 pm
Auto-Skicë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban të hënën mbledhje emergjente

3 Janar, 2026 10:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

3 Janar, 2026 8:29 pm
Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
Bota

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

3 Janar, 2026 8:26 pm
Para
Zgjedhjet parlamentare 2025/ Berisha: Do ta çojmë rrogën minimale 500 Euro, mesatarja 1200

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Berisha: Do ta çojmë rrogën minimale 500 Euro, mesatarja 1200

Sterilizimi/ Miqësi me Ramën dhe Beqajn? Biznesmeni: Jo, i njihja si Kryeministër dhe ministër 

Sterilizimi/ Miqësi me Ramën dhe Beqajn? Biznesmeni: Jo, i njihja si Kryeministër dhe ministër 

“Një rrëmbimi banditesk”, arrestimi i Metës, flet avokati i tij: I vendosur të përballet me procesin!  

Ankimuan masën e arrestit me burg, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë vendimin për Metën dhe Çyrben 

TE FUNDIT

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
4 Janar, 2026

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndërgjegjësimin e...

Lexo më shumë

“Maduro të kërkojë azil në Turqi”, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump

“Maduro të kërkojë azil në Turqi”, Ankaraja: Nuk kemi dijeni për ultimatumin e Trump
4 Janar, 2026

Ankaraja nuk ka informacion në lidhje me ultimatumin e supozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar udhëheqësit të Venezuelës...

Lexo më shumë

Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve

Protesta e Lapajt, policia merr masa për sigurinë e rendit, apel qytetarëve
4 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që...

Lexo më shumë

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij
4 Janar, 2026

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com